VIROZAT DHE GRIPI NË QARKULLIM?
SI TË PËRGATITENI:
Ndoshta fëmijët tuaj janë kthyer nga shkolla të zbehtë dhe me ethe. Ose ndoshta keni një hundë të bllokuar dhe një fyt të gërvishtur. Si do që të jenë simptomat, është e sigurt që këtë javë do ju shoqërojnë teshtima dhe të kollitura të shumta dhe bezdisëse.
Para se virusi të “mposhtë” ty dhe familjen tënde, provo këto këshilla për të përmirësuar shëndetin tuaj dhe, nëse me fat, për tiu shmangur sëmundjeve.
- Mblidh mjetet e duhura. Ji gati para se të fillojë sezoni i të ftohtit dhe sëmundjeve duke blerë sa më shumë kart-piceta, sapun, dizifektant duarsh dhe peshqir. Konsidero mbledhjen e lodrave shpërqëndruese në rast se fëmijët e tu do të sëmuren sic janë pazëllat, librat me ngjyra apo DVD-t.
- Kontrollo kabinetin e ilaceve. Sigurohu që të përmbajë medikamentet që përdor zakonisht gjatë periudhave të sëmundjeve sic janë lehtësuesit e dhimbjes apo etheve dhe shurupet për kollën. Rishiko të dhënat mbi dozat e përshtatshme për moshat dhe peshat e ndryshme dhe nëse kura të vecanta bllokojnë ose ndryshojnë influencën e njëra-tjetrës. Testo termometrin tënd për të parë nëse bateritë janë akoma funksionale nëse është elektrik.
- Ji strikt për larjen e duarve. Duart plot bakterie shpërndajnë sëmundje. Thuaji familjes tëndë ti fërkojë duart me sapun për më shumë se 20 sekonda, dhe në rastin e fëmijëve, për aq kohë sa iu duhet të këndojnë “Gëzuar Ditëlindjen!” dy herë.
- Planifiko në rast ditësh të sëmura. Është e natyrshme që gjatë kësaj kohë të të duhen disa ditë pushim, ose për veten, ose për fëmijën tënd të sëmurë. Fillo të mendosh që tani: Si është rregullorja e vendit tënd të punës në këtë rast? Cilat janë anët e mira dhe ato negative.
- Siguro mbështetjen nga të tjerët. Nuk është një rast i rrallë që të të duhet ndihmë nga të tjerë. Shiko nëse pjestarë të tjerë të familjës, miq të afërt ose fqinj që ti i beson mund të kujdesen për fëmijët nëse je sëmurë.
- Dizinfekto. Nuk ka nevojë të shpenzosh të tërë ditën duke larë dhe shplarë cdo sipërfaqe në shtëpi. Fokusohu në objektet që preken më shpesh sic janë telekomandat, dorezat dhe telefonat.
- Kalo te objektet prej letre. Nëse cdo pjestar i familjes është i sëmurë, fillo të përdorësh peshqir letre dhe jo cope në tualet, dhe shkëmbeji gotat e qelqit për ato prej plastike, duke e ulur mundësinë e shkëmbit të mikrobeve
- Mbush frigoriferin. Në rast se nuk je në gjendje të gatuah, furnizohu me ushqime që bëhen lehtë dhe pa u lodhur. Përpiqu që të jenë të shëndetshëm për ty dhe familjen tënde dhe, në të njëjtën kohë, bli lëngjet dhe ushqimet e lehta të preferuara të secilit.
- Pusho. Në qoftë se je duke rimëkëmbur veten pas një viroze dhe gripi apo nëse po përpiqesh ti shmangesh, është e rëndësishme që të bësh shumë gjumë dhe të clodhesh mjaftueshëm.
- Bëj vaksinimet. Ndoshta mënyra më e mirë për tiu shmagur gripit është që e gjithë familja të vaksinohet rregullisht.