TË KUPTOJMË OSTEOPOROZËN!

TË KUPTOJMË OSTEOPOROZËN!

SHARE

Osteoporoza është një sëmundje që dobëson kockat dhe rrit rrezikun e frakturave. Shpesh herë njihet edhe si “sëmundja e heshtur”, me pak, ose aspak ndryshime të dukshme në shëndetin tonë, të cilat të mund të na tregojnë që vuajmë prej saj.  Në fakt ,shpesh indikacioni I parë I osteoporozës është kur behet një frakturë (thyerje e kockës). Pavarësisht se mund të godasë në çdo moshë, osteoporoza është më së shumti e pranishme në individët mbi të 50. Gjysma e grave dhe një në katër burra mbi të pesëdhjetat thyejnë një kockë për shkak të osteoporozës. Duke marrë masa që në rini për të ndërtuar një shëndet të mirë të kockave mund të luajmë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e asaj cka do të ndodhë me kockat tona kur të plakemi. Sidoqoftë , në çdo moshë një dietë e shëndetshme dhe ushtrimet fizike janë shumë të rëndësishme, duke ndihmuar në procesin e ndërtimit të vazhdueshëm të indit kockor.osteoporosis

 

Shëndeti I kockave dhe dieta.

Kockat mund të duken të thata dhe pa jetë, por në fakt nuk kanë aspak lidhje me këtë përcaktim. Ato janë vazhdimisht duke u ndërtuar, disa qeliza shkaterrojnë ind kockor dhe të tjera përdorin kalciumin dhe nutrientët që sigurohen nga ushqimet, në mënyrë që të ndërtojnë ind të ri kockor. Nëse ju nuk jeni aktive  ose nuk merrni nutrientët e duhur nga ushqimi, kockat tuaja do të vuajnë pasoja, duke humbur dendësinë, duke u dobësuar dhe duke rritur gjasat për tu thyer.osteoporoza ushqimet

Nutrientet kockë-formues

Kalciumi, nutrienti madhor që nevojitet për formimin e qelizave të reja kockore, është jetësor për shëndetin e tyre. Kockat depozitojnë më tepër se 99 % të kalciumit në trupin tonë. Disa ushqime të pasura me calcium përfshijnë qumështin, kosin dhe djathin, drithërat dhe lëngun e frutave. Burime të tjera të mira janë edhe bajamet dhe perimet me gjethe të gjelbëra të thellë. Nevojat për calcium ndryshojnë në stade të ndryshme të jetës:

  • Fëmijët e moshës 4-8 vjeç kanë nevojë për të paktën 1000 mg Ca në ditë.
  • Fëmijët e moshës 9-18 vjeç kanë nevojë për të paktën 1300 mg Ca në ditë
  • Adultët 19-50 vjeç kanë nevojë për të paktën 1000 mg Ca në ditë.
  • Femrat mbi  50 vjeç dhe meshkujt mbi 70 vjeç kanë nevojë për të paktën 1200 mg Ca në ditë.

Kalciumi nuk mundet të ndërtojë kockat I vetëm. Ai bashkvepron me shumë nutrientë të tjerë duke përfshirë vitaminën D, vitaminën K, kaliumin, fluorin dhe magnezin për të rritur fortësinë e kockës.alimentacion-y-osteoporosis

Ushqim vs. suplemente.

Supementet nuk mund të kopjojnë plotësisht ato çfarë ofron ushqimi I vërtetë. Nëse nuk mund të pini qumështin si rrjedhojë e intolerancës nga laktoza zgjidhni alternative të tjera të cila janë të pasura apo të fortifikuara me calcium. Konsultohuni me mjekun nëse duhet të merrni suplemente të kalciumit dhe vitaminës D, veçanërisht nëse jeni një grua në menopauzë apo pas menopauzës.