NJIHNI MIRE MASAT TUAJA
Eshte gjeja e pare qe duhet te beni nqs doni te kurseni ne blerjet online. Po ashtu shume website japin te dhena se cfare numri eshte modeli dhe ne cfare numrash e ngjyrash mund ta gjeni. y.
MEMORIZOJINI DYQANET ONLINE QE E KANE DERGESEN PA PAGESE DHE NE TE CILAT MUND TE KTHENI MALLIN.
Sinqerisht, eshte qesharake te paguash per keto sherbime. Ka shume website te cilat ofrojne dergese pa leke dhe ne te cilat mund te kthehet produkti, por edhe qe ofrojne sherbim me nje pagese minimale, e cila nga ana tjeter mund te reduktohet nese beni nje sasi lekesh blerje te caktuar. Te tilla jane: Amazon, Shopbop, ASOS, Zappos, Gap brands, Macy’s, dhe Barney’s. Mos harroni qe vetem disa prej tyre ofrojne sherbim ne Shqiperi.
MUND TE GJENI BRANDE QE I BEJNE DERGESAT NE DYQANET E TYRE
Mos u habisni. Disa brande mund te bejne dergesat ne dyqanet ne vendin nga i cili jeni, ne dyqanet qe ka ne ate vend. Thjesht lexoni me kujdes websitet ku po beni blerjet. Zara eshte nje prej tyre, por duhet te pyesni nese e ofron kete sherbim ne Shqiperi.
REGJISTROHUNI NE NEWSLETTERS
Eshte pak “thike me dy presa” pasi askush nuk do qe te mbushet plot inboxi i e-mail. Por ofertat me te mira gjenden vetem me e-mail. Te qenet nje hap perpara ne informacion eshte nje avantazh.
SHKARKONI APLIKACIONIN “HONEY”
Mbajeni teknologjine ne krahun tuaj. Honey eshte nje aplikacion qe mund ta shkarkoni ne PC tuaj, tek “Bookmarks” dhe ju njofton sapo ka kupona apo ulje per blerjet online.