Per te zgjedhur kremin e diellit duhet te njohim disa elemente ne paketimin e tij:
SPF: eshte akronimi per Sun Protecting Factor (faktori i mbrojtjes ndaj diellit)
Kur nje krem ka SPF 15 dhe nje tjeter ka SPF 30, padyshim qe ai me SPF 30 siguron mbrojtje me te larte, por jo detyrimisht dyfishin e mbrojtjes.
Elementi UVA, UVB dhe UVC qe po shihet se fundmi tregon qe kremi siguron mbrojtje dhe ka filtra per keto tre tipe rrezatimi.
Water resistent: do te thote qe kremi i reziston ujit deri ne 40 minuta pasi eshte lagur, ndersa “very water resistant” do te thote qe rezistenca ndaj ujit eshte deri ne 80 minuta.
Forma e produkteve mbrojtes ndaj diellit:
- kremerat po ke lekure te thate, jane perfekt, sidomos per fytyren
- Locionet . Preferohen per siperfaqe tge medha, jane me pak te trashe
- Xheli funksionon me mire ne zonat me qime (kraharori i meshkujve)
- Stik preferohet per zonat rreth syve
- Spray Preferencial per moshat e femijeve.
Si perdoren?
- vendosen ne lekure te thate, te pakten 15 minuta para daljes nga shtepia.
- vendosen ne te gjitha siperfaqet e trupit qe do ekspozohen duke perfshire veshet, buzet etj.
- Rivendoseni pas 90 minutash dhe sa here dilni nga deti apo djersini.
- Rera, uji dhe debora reflektojne diellin dhe e rriskojne me shume djegien prej tij.
- vendsoni mbrojtes edhe kur eshte kohe me re.