Shpesh perdorim shprehjen: ” i gjati sherbetor i te shkurtrit”, por asnjehere nuk e kishim menduar qe te jesh i gjate ka edhe nje disavantazh: njerezit e gjate vdesin me shpejt se te shkurtrit. Te qenet i gjate, ne fakt ben qe te shtohet probabiliteti per semundje kancerogjene. Arsyeja eshte shume e thjeshte:njerezit e gjate kane me shume qeliza ne trupin e tyre. Sa me shume qeliza te kemi ne trup, aq me shume rritet probabiliteti qe te kemi qeliza kanceroze.
Ne nje studim te bere ne Karolinka Institute ne Suedi me 5.5 milione njerez u vu re se grate e gjata te prekura nga kanceri jane 18%me shume se grate e shkurtra dhe burrat e gjate 11% me shume se te shkurtrit.
Po ashtu eshte e porovuar qe njerezit e gjate kane me shume semundje kardiovaskulare dhe me shume probleme me mushkerite.
Ndaj, ndersa per te gjatet mund te themi qe nuk kane sesi te stopojne rritjen, per te shkurtrit mund te themi qe te mos deshperohen per gjatesine e tyre; cdo e keqe e ka nga nje te mire nga mbrapa.