
E fillo karrieren ne fund te viteve 60te me aktrim ne skenen e Teatrit. Ne kinematografi interpretoi per here te pare ne dramen Julia ne 1977. Vetem nje vit me vone luan perkrah Robert De Niros ne filmi9n “Gjuetari i Drereve”. Roli i dyte ne kinematografi dha nje nominim per cmimin Osklar si aktore mbeshtetese. Ne 1979, ne rolin perbri Dustin Hoffman fiton Oskarin e pare ne filmin “kramer vs Kramer” ku interpreton nje nene qe braktis shtepine dhe femijen e saj.
Eshte nje kameleon ne paraqitjen e saj ne rolet e ndryshme. Asnje personazh i realizuar nga Meryl Streep nuk ngjan me tjetrin, qofte edhe ne pamjen e jashtme. Ne 1982 merr nje tjeter Oscar si aktore kryesore ne filmin “Zgjedhja e Sofise” ku interpreton rolin e nje gruaje polake te traumatizuar nga vuajtjet e saj gjate Holokaustit. Me filmin “Afrika ime”, ne 1985, merr nje tjeter nominim per cmimin Oscar.
Ndersa ju afrua te 40ave vazhdonte te merrte nominime dhe te korrte sukses me interpretimet e saj ne filma si “Urat e kontese Madison” ku interpretoi me nje tjeter gjigand si Klint Eastwood apo “Muzika e zemres”.
E tregoi serish qe eshte ne krye te klasifikimit dhe me shume vende bosh mbrapa saj ne 2011 me filmin “Gruaja e hekurt” ku interpretoi rolin e Margaret Thatcher, gruas se forte britanike. Ky rol i solli asaj cmimin e trete Oscar, per te cilin tha: “Kur degjova te therrisnin emrin tim, mendova: Mos Amerika do thote prape kjo?”
Vazhdon te interpretoje duke u kthyer ne nje arme te jashtezakonshme kinematografike. Vitet i kane shtuar forcen artistike dhe fisnikerine ne nje fytyre te dashur, me buze te holla, hunde te madhe, molleza te mrekullueshme dhe sy te jashtezakonshem.
Meryl Streep njihet per jeten e saj familjare dhe pa skandale. Pas tre vjetesh bashkejetese me aktorin John casale, ky i fundit vdes nga kanceri, duke i lene nje dhimbje qe ajo nuk e kaperceu dot kurre. Vetem 6 muaj pas vdekjes se tij, martohetne 1978 me Don Gummer, skulptor. Kane kater femije, tre vajza dhe nje djale. Dy prej vajzave merren me aktrim, njera eshte modele, ndersa djali eshte muzikant.
Eshte shume mike me Julia Roberts dhe duke pare jetet e seciles, nuk eshte shume e veshtire te kuptohet se perse.