SI TE KEMI VETULLA PERFEKTE

SI TE KEMI VETULLA PERFEKTE

SHARE
  1. Lerini te rriten. Rritja e tyre i ben me te shendetshme dhe me te forta. Cfaredo forme qe ato te kene, sa me afer formes origjinale te jene aq me bukur do te duken. Ashtu si floket, edhe vetullat perfitojne nga marrja e vitaminave dhe reagojne pozitivisht ndaj tyre. Mos harroni qe vitaminat e destinuara per floket jane me permbajtje te perqendruar vetem per to. Vaji i kastorit, vaji i limonit, vaji i trendafilit dhe vaji i livandos jane nxites shume te mire per rritjen e vetullave.
  2. Koha ka nxjerre trende te ndryshme per mbajtjen e vetulles. Qe nga vetulla e plote dhe deri ne vetulla te holla sa nje fije. Cfaredo risie te sjelle moda, kini parasysh qe vetulla duhet te nise nga cepi i brendshem i syrit, me nje vije thuajse te drejte dhe te harkohet ne nje te treten e jashtme te syrit. Kujdes qe nje e treta e jashtme e syrit te mos jete shume e gjate.
  3. Heqja e qimeve qe jane jashte struktures baze te vetulles. Pastrojini me piskatore, me kujdes, qe te mos kapni qime qe mund te demtojne strukturen baze. Nqs nuk e beni dot kete shkoni tek nje eksperte, por mos harroni qe dylli dhe fija jane me pak te preferuara karshi piskatores.
  4. Make up eshte ndihmesi me perfect ne berjen e vetules. Mbusheni nje here vetullen me laps apo pluhur vetullash dhe pastaj pastrojeni me piskatore. Mos harroni qe para lapsit duhet te keni vene fondatinten. Vec lapsit e pluhurit mund te perdorni xhel te ngjyrosur ose boje, por keto kerkojne pervoje dhe mjeshteri.