AUDREY HEPBURN

AUDREY HEPBURN

SHARE

Lindi ne Bruksel, ne 4 maj 1929 ne nje familje me prejardhje te perzier, i ati britanik-austriak dhe nena hollandeze, me prejardhje aristokrate. Prinderit e saj vinin te dy nga martesa te deshtuara. Divorcohen ne 1935, e jema e gjeti te atin ne shtrat me dadon. Pas kesaj me te emen, zhvendoset ne Hollande. Pati nje femijeri te veshtire shendetesore: kequshqyerje, anemi dhe probleme respiratore. Gjate Luftes se dyte boterore, pa me syte e saj keqtrajtimin qe u behej cifuteve nga nazismi, gje qe ndikoi thelle ne formimin e saj. Ishte aktive ne Rezistencen Hollandeze kunder nazizmit. Ne 1944 pas shkollave dhe kurseve te ndjekura u be balerine profesioniste. Fliste hollandisht, anglisht, spanjisht, italisht, frengjisht.

Audrey_Hepburn_Tiffany's_4

Pas lufte ne 1945, zhvendoset ne Amsterdam. Interpreton si aktore per here te pare ne Dutch in Seven Lessons. Zhvendoset ne Londer ku u mor edhe me modeling, por per shkak te fizikut shume te dobet e le baletin dhe i perkushtohet aktrimit. Pas leksioneve per aktrim merr per here te pare pjese ne nje film artistik ne 1951. Ishte  shfaqja Gigi ne  Fulton Theatre qe e beri te dallohej per talentin dhe bukurine e saj. Ne Roman Holyday ku interpretoi se bashku me Gregory Pack. Pas ketij filmi dhe nje sere cmimesh te papritura i happen rruget e suksesit.

images

Ne 1960, pas lindjes se djalit te saj, interpreton ne filmin ikone Breakfast at Tiffany’s. Fustani i vogel i zi, qe mban veshur ne skenen hyrese te filmit, eshte cilesuar: “ fustani i vogel i zi me i suksesshem i te gjitha koherave”. Ky fustan u shit ne ankand ne shtepine e ankandeve Christie’s ne 2006 me nje vlefte 467 200 Paunde apo 85.637.760 Leke.

Pas disa romancave te perfolura, ne 1954 martohet me Mel Ferrer (aktor) dhe pas dy aborteve, behen me djale. Divorcohen ne 1968. Martohet ne 1969 me psikiatrin Italian Andrea Dotti dhe nga kjo martese behet me nje djale te dyte, Luca Dotti.  Pavaresisht marteses ne dukje te lumrut Andrea Dotti nisi te kishte marredhenie me femra me te reja. Ne 1982 ndahet prej tij. Nga 1980 deri ne fund te jetes u lidh me aktorin hollandez Robert Wolders.

Vdes ne 1993 nga nje forme e rralle e kancerit te Apendixit. Prehet ne paqe ne Zvicer.

ah

Ishte nje femer me shume stil dhe klas. E konsideruar si aktorja me e bukur e te gjitha koherave dhe aktorja me e bukur e shekullit te 20te ne dy sondazhe. Bukuria e saj ishte nje alternative e padiskutueshme perballe dy bukurive seksuale si Marylin Monroe dhe Elizabeth Taylor. Stilisti i preferuari i saj ishte Givenchy, i cili nga ana e tij e konsideronte Audrey Hepburn nje muze. Po per te, Gvenchy krijoi parfumin L’Interdit (Forbidden, E ndaluar). Ndersa Salvatore Ferragamo krijoi per te dhe e beri ambasadore te shtepise se tij te modes.