ZARA: DASHURIA E CDO FEMRE

ZARA: DASHURIA E CDO FEMRE

SHARE

Zara eshte nje zinxhir dyqanesh me veshje dhe aksesore i hapur ne 1975 ne Artexio, galicia nga Armancio Ortega dhe Rosalia Mera. Eshte zinxhiri kryesor i grupit Inditexn dhe numri 1 ne bote per dyqane. Brande te ketij grupi jane Massimo Duti, Pull and Bear, Ulterque, Stradivarus, Oysho dhe Bershka.Zara-Founders

Zara u quajt nga drejtori i Louis Vuitton si ” dyqani me inovativ dhe me i fuqishem ne bote” . Quhet nga kushdo si: nje histori spanjolle suksesi! 

Amancio Ortega e hapi dyqanin e pare ne 1975. Fillimisht dyqani u quajt Zorba, nga filmi klasik “Zorba, the greek”. Por vetem dy blloqe me tutje ishte nje bar me te njejtin emer, ndaj dhe Ortega u detyrua te ndryshonte reklamen e dyqanit dhe kosto me e lire qe mund te dilte per emrin,  ishte qe emrin nga “Zorba” ta shnderronte ne “Zara”. Dyqani i pare kishte veshje me cmime te uleta, te ngjashme me rrobat qe ishin ne mode dhe te ngjashme me veshjet e firmave me ne ze. Dyqani i pare Zara reziltoi te ishte nje sukses i vertete dhe Ortega nisi te hapte dyqane te tjera ne Spanje. Ne vitet 80te, Ortega u drejtua drejt asaj qe e quajti “instant fashion” apo moda e shpejte. Kompania u bazua perdorimin e informacionit dhe ne grupe stilistesh e jo ne nje apo dy emra.  Inditex-design_3078392b

Ne 1988, kompania nisi te shtrihej ne Portugali. Me 1989 ne SHBA, ndersa per Grancen ju desh te priste ardhjen e 1990. Ne 2000 hapi dyqanin e pare ne Japoni. Sot Zara ndodhet ne te 5 kontinentet dhe me ne fund edhe ne Shqiperi.

Zara i furnizon dyqanet e saj cdo dy jave. Pika nga niset furnizimi per te gjithe boten, eshte Spanja. Prodhon 450 milione artikuj ne vit. Ka linjat e saj te veshjeve per grate (kryesisht), burrat dhe femijet. Cdo vit prodhon 120 mije modele te reja dhe per te nxjerre ne treg nje model te ri i duhet vetem nje jave, ndryshe nga kompanite e tjera qe duan afro 6 muaj. 4938002330_2_3_1 2139374712_2_1_1

Zara nuk ben reklame, ndryshe nga konkurentet e saj United Colors of Benetton dhe Uniqlo.

Ka 2000 dyqane ne 88 vende te botes. Ne vend te pare per numrin e dyqaneve eshe Spanja, pasuar nga Kina, Franca dhe Italia.379927_291662567522413_291321380889865_980274_1856085580_n

Afro 48 % e veshjeve te Zares prodhohet ne Europe. Pjesa tjeter ne Afrike dhe Azi, por te gjitha veshjet, perpara se te shperndahen, kalojne ne Spanje.