XHEKI KENEDI

XHEKI KENEDI

SHARE

download

Jacqueline Lee “Jackie” Kennedy Onassis e mbiquajtur Xheki Kenedi. Lindi ne 28 korrik 1929, ne New York. I ati ishte nje pasanik qe merrej me bursat. Pershkrimi per femijerine e saj ishte: “femije i dashur, bukuroshe dhe sharmante, shume e zgjuar, shume artiste dhe e pushtuar nga shejtanlleku”.

Qe ne femijerine e hershme mori mesime baleti dhe frengjishteje. Me ambicie qe i shfaqi qe ne vitet e para te kolegjit, ajo synonte jo thjeshte te ishte e bukur dhe e edukuar, pasi sikurse thoshte edhe vete: “nuk donte te ishte thjesht nje shtepiake”.  Ne Universitetin e New Yorkut studioi histori, literature, art dhe Frengjisht. Kalon nje vit ne Paris qe e pershkruan si “ me te bukurin e jetes sime” dhe shkon ne Washington ku vazhdon studimet universitare per Literature Franceze. Pas diplomimit nis pune si gazetare dhe fotografe per Washington Herald Newspaper.

Gjate nje mbremjeje, ne 1952, takohet me bashkeshortin e ardhshem e po ashtu edhe presidentin e ardhshem te SHBA , Xhon Kenedy. Kenedi ne ate kohe ishte kongresmen dhe senator i Masacustes. Martohen nje vit me vone ne 1953 dhe ne 1957 lind vajzen e saj Karoline.

kennedy-wedding

Ne janar 1960 Xon Kenedi shpall kandidaturen per President te SHBA dhe ne Nentor 1960 mund Niksonin ne zgjedhje duke u bere President i SHBA. Gjate kesaj kohe Xheki ishte shtatzane, por mbeti mjaft ative ne fushate me korrespondencat dhe koordinimin e fushates presidenciale.

Xheki Kenedi do te mbahet mend si First Lady qe e transformoi Shtepine e Bardhe ne nje muze te Artit dhe Historise Amerikane. Ne darkat presidenciale nuk thirreshin me vetem politikanet ushtaraket dhe biznesmenet e medhenj te SHBA, por edhe artiste, shkrimtare e poete.

Ne 1963, gjate nje udhetimi ne Teksas, Xhek Kenedi vritet nga Lee Osvald, ne nje atentat rreth te cilit jane ngritur shume hamendesime. Kostumi roze i Xheki Kenedit ne ate atentat, i mbuluar nga gjaku i bashkeshortiti te saj, President i SHBA-ve, mbeti simbol i zise kombetare.

images (1)

Ne 1968, pese vjet pas vdekjes se Xhon Kenedit, martohet me manjatin e lundrimit, grekun Aristotel Onassis. Vetem 7 vjet me pas ai vdes, duke e lene Xheki Kenedi Onasis te ve per here te dyte. Pas vdekjes se Onasis, i rikthehet gazetarise. Nis pune si editore ne Viking Press ne New York dhe me pas Doubleday.

article-2307258-193A518B000005DC-13_634x483

Vdes ne maj te 1994 ne moshen 64 vjecare.

Mbetet nje ikone e botes femerore. Nje First Lady e listuar shpesh si nje nder femrat me me shume ndikim ne bote. E ditur, e bukur, elegante dhe me klas Xheki Kenedi u kthye ne simbolin e epokes se saj.

Tashme ajo eshte nje ikone, vendin e se ciles deri me tash…    nuk e ka zene asnje First Lady ne historine e SHBA.