VENDET ME TE PISTA NE SHTEPITE TONA

VENDET ME TE PISTA NE SHTEPITE TONA

SHARE

 

LAVAMANI

Cudituni sa te doni; lavamani eshte shume me i piste se vete tualeti (WC). Ushqimet qe mbeten aty pas pergatitjes se drekes apo larjes se eneve, jane burime te jashtezakonshme per E. Co li dhe Salmonelen te cilat shkaktojne infeksione bakteriale dhe diarre. Duhet lare minimumi nje here ne dite me dezinfektant dhe me uje.

FURCA E DHEMBEVE

Prape te habitur? Eshte vertete e ndotur. E nqs nuk mjaftojne bakteriet qe ajo merr nga goja, atehere po te shtojme bakteriet qe merr gjate qendrimit ne tualet, bindeni qe jane mjaftueshem per ta bere rezervat mikroorganizmash. Lereni aty ku mund te thahet dhe jo shume afer WCse.

MBAJTESET E KRIPES DHE PIPERIT

Mbajne 41% te baktereve qe shaktojne gjendjet virale qe ne i quajme “ftohje”. Sa here pastrohet tryeza e ngrenies, duhen pastruar edhe ato me nje pecete te lagur, te paster.

TELEKOMANDA

Preket vazhdimisht, me duar te lara e te palara, me duar ku kemi teshtire apo jemo kollur, apo dhe ndersa bejme dicka tjeter. Preket nga kushdo. Pastrojeni here pas here me alkool. Por mos harroni edhe qe duart duhen lare vazhdimisht.

TASTIERA E KOMPJUTERIT

Eshte nje rrezik i vazhdueshem, mbi te hame, teshtijme dhe e prekim me duar te palara. Lani duart para dhe pas uljes para kompjuterit. Pastrojeni duke e thithur me tubin e fsheses me korent dhe me alkool. Mos harroni: ka pese here me shume bakterie sesa ndenjsja e tualetit.

VASKA

Vendi ku rriten mikroorganizma te rrezikshem. Ndotja vjen nga tubat e saj. Pasi ta lani e pastroni mire, thajeni me nje peshqir.