Disa nga ushqimet që duhet ti konsumojmë rregullisht që të kemi dhëmbë të shëndetshëm:
- MOLLA , KARROTA dhe SELINOJA : ushqimeve kërcitëse ju duhet një kohë më e gjatë që të përtypen. Koha e gjatë e përtypjes shoqërohet edhe me rritje të sasisë së salives (pështymës), cka mundëson pastrimin e gojës nga bakteret. Këto ushqime gjithashtu stimulojnë gingivat dhe janë të pasura në Vitamin C e cila ndikon në rregullimin e kolagjenit , komponent I bazë I gingivave.
- BISHTAJAT dhe VEZET : ushqimet e pasura me proteina ndihmojnë në qarkullimin e gjakut deri në mbaresat nervore që gjenden në brendësi të dhëmbit.
- COKOLLATA E ZEZE: nga studimet e fundit figuron se konsumimi i komponentëve të çokollatës së zezë me 80% kakao ,përveç se ka më pak sheqer , shmang depozitimin e ushqimeve në dhëmbë.
- DJATHI, QUMESHTI dhe KOSI: permbajne kalcium I cili eshte thelbesor ne shendetin e mire te dhembeve.
- ÇAJI I ZI : përmban polifenole antioksiduese .Shmang erën e keqe të gojës si dhe përmban fluor , shumë i rëndësishëm për zmaltin e dhëmbëve.