USHQIMET QË DETOKSIFIKOJNË MËLÇINË!

USHQIMET QË DETOKSIFIKOJNË MËLÇINË!

SHARE

Disa nga ushqimet që duhet të përfshijmë në dietën tonë, në mënyrë që të ndihmojmë mirëfunksionimin e mëlçisë:

1.Hudhra

Hudhrat kanë aftësinë të aktivizojnë enzimat e mëlçisë të cilat ndihmojnë trupin të largojë toksinat. Hudhrat përmbajnë gjithashtu edhe alicin dhe selen, dy komponime natyrale të cilat ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë.

2. Qitro dhe Limoni

Për shkak të përmbajtjes së  lartë të vitaminës C dhe antioksidantëve, qitroja dhe limoni përmirësojnë procesin natyral detoksifikues (largimin e lëndëve karcinogjene dhe toksinave)  të mëlçisë.

3. Panxhari dhe Karrotat

Të pasura në flavonoide dhe beta-karotene përmirësojnë funksionin e përgjithshëm të mëlçisë.

4. Çaji jeshil

Kjo pije e dashur për mëlçinë është përplot me antioksidant të njohur si katekina, përbërje që ndihmon në funksionimin e mirë të saj.

5. Perimet gjethe gjelbëraTop-3-Natural-Juices-for-Liver-Cleansing-Program

Perimet gjethe gjelbëra janë aleatët kryesor në procesin e pastrimit të mëlçisë. Ato mund të konsumohen të gjalla, të gatuara, ose të shtrydhura. Me përqëndrim të lartë të klorofilës, gjethe gjelbërat përthithin toksinat ambjentale nga gjaku. Në sajë të aftësisë së tyre për të neutralizuar metalet e rënda, kimikatet dhe pesticidet, këto ushqime “pastruese” ofrojnë një mekanizëm të fuqishëm mbrojtës për mëlçinë.

6. Molla

Falë  përqëndrimit të lartë të pektinës, mollët përmbajnë lëndët e nevojshme për të pastruar toksinat e cliruara nga trakti tretës.

7. Vaji i ulliritolive oil

8. Perimet Krucifere( kryqëzore)

Konsumimi I brokolit dhe lulelakrës rrit përqëndrimin e glukosinolateve  të cilatnxisin në prodhimin e enzimave në mëlci, duke ndihmuar largimin e toksinave nga organizmi.

9. Lajthitë

Meqënëse lajthitë përmbajnë përqënrim të lartë të aminoacidit Arginin, ato e ndihmojnë mëlcinë në detoksifikimin nga amonjaku. Lajthitë janë gjithashtu të pasura në glutation dhe omega-3, të cilat ndihmojnë mëlcinë të realizojë normalisht proceset detoksifikuese.

Clean-liver