USHQIMET MË TË MIRA NË LUFTËN KUNDËR KOLESTEROLIT!

USHQIMET MË TË MIRA NË LUFTËN KUNDËR KOLESTEROLIT!

SHARE

Kolesteroli i lartë në gjak është një nga faktorët kryesor të riskut të sëmundjeve të zemrës. Kështu, sa më i lartë niveli i kolesterolit në gjak aq më i lartë rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të zemrës apo i atakut kardiak. Në fakt, sëmundjet e zemrës janë ndër “vrasësit” kryesor si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat sot në botë. Për këtë arsye perveç kontrolleve të vazhdueshme mjeksore kujdes të veçante duhet të bëjmë edhe me regjimin tonë ushqimor. Po ju tregojmë disa ushqime të cilat do ju ndihmojnë shumë në luftën ndaj kolesterolit të lartë:cholesterol-Foto

  1. TËRSHËRA: (Përmbajtje e lartë në fibra).
  2. BISHTAJAT (fasule,bizele,thjerrëza,etj): Përmbajtje e lartë në fibra të tretshme, të cilat në ujë krijojnë një masë xhelatinore, që ndihmon në “lidhjen”e acideve dhe kolesterolit në traktin tretës,duke parandaluar kështu ripërthithjen e këtyre lëndëve. Ky mund të jetë shkaku se përse fibrat e tretshme ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.
  3. ARRAT (Bajamet, Lajthitë, kikirikët ): Përmbajnë Omega 3, Vitaminë E, magnez dhe fitokimikate të cilat janë thelbësore për shëndetin e zemrës.
  4. AVOKADO: Burim i shkëlqyer i një lloji acidi yndyror të pangopur, i cili ndihmon në rritjen e kolesterolit të “ mirë” HDL dhe zvogëlimit të kolesterolit të “keq” LDL.
  5. HUDHRA: Ilaçi i trashëguar nga antikiteti.
  6. CAJI: Superpija e ngrohtë dhe e ftohtë (përplotë me antioksidantë).
  7. COKOLLATA: (Zgjidhni gjithmonë cokollatën e zezë. Krahasuar me cokollatën me qumësht ka tre herë më shumë antioksidantë,të cilët ndihmojnë në mosngjitjen e pllakëzave të kolesterolit në murët e arterieve, duke mos e penguar qarkullimin e gjakut.
  8. SPINAQI : Burimi më i mirë i luteinës, e cila është zbuluar se përveç rolit kyç në shëndetin e mirë të syrit, ka edhe një rëndësi shumë të madhe në shëndëtin e zemrës.
  9. QITRO.Ripe grapefruit with juice on table close-up