USHQIMET AFRODIZIAKE !

USHQIMET AFRODIZIAKE !

SHARE

Ushqimet Afrodiziake janë ato ushqime të cilat kur konsumohen, kanë aftësi të stimulojnë dëshirën seksuale.

1. Speci djegës:Chili-Pepper

Speci djegës rrit qarkullimin e gjakut dhe stimulon endorfinat (molekulën kimike të  kënaqësisë), shpejton rrahjet e zemrës dhe nxit djersitjen( shenja këto që imitojnë mënyrën sesi ndjeheni kur jeni të nxitur).


chocolate

2. Çokollata:

Çokollata është sensuale që nga forma deri tek aroma. Ajo është klasifikuar si afrodiziake që në antikitet. Çokollata përmban feniletilaminë, substancë kjo, e lidhur me reaksionet biokimike që ndodhin në trupin e njeriut kur ai bie në dashuri.

Çokollata përmban gjithashtu edhe një llojë lipidi (yndyre) të vecantë (anandanid) i cili është i ngjashëm në strukturë me një komponim kimik të pranishëm tek marijuana, komponime këto që krijojnë ndjesinë e Euforisë.

Teobromina është një substancë tjetër e pranishme tek çokollata, e cila prek sistemin nervor, duke shkaktuar relaksim fizik dhe mendor.


Love-In-Watermelon-Wallpaper-Best

3. Shalqiri:

Ky frut i shijshëm, i quajtur edhe si” mbreti i likopeneve”, mund të ketë një efekt të ngjashëm me Viagrën në trup, pasi ka aftësi të relaksojë muskulaturën e enëve të gjakut dhe të përmirësojë qarkullimin.
Fig2

4. Fiku:

I përdorur nga Eva dhe Adami në kopështin e Edenit, fiku simbolizon seksualitetin ( fruti i pjekur, me farat e shumta që përfaqësojnë fertilitetin) dhe tjeshtësinë ( gjethja e fikut).

 


cherry

5. Qershitë:

Ky superfrut është përplot me vitaminat e “të ndierit mirë” (A,C dhe E), kalium, magnez, folate, hekur etj. Ato përmbajnë gjithashtu edhe melatonin, antioksidant i fuqishëm i cili ndihmon punën e zemrës.strawberry11

 6. Luleshtrydhet:

“Ëmbëlsira” të pasura me vitamin C , të cilat ndihmojnë në qakullimin e mirë të gjakut në të gjitha pjesët e trupit.SHEGA-foto

7. Shega:

Ky thesar i vogël me antioksidantë përmirëson qarkullimin e gjakut. Gjithashtu nga studime të shumta është arritur në përfundimin se lëngu i shegës ka një efekt pozitiv në disfunksionin erektil.

 

vanilla

8. Vanilja:

Konsumoni ndonjëherë akullore me shije vanilje në mbrëmje. Ajo stimulon lehtësisht mbaresat nervore duke rritur kënaqësinë.ostrike

9. Ostrike:

Efekti afrodiziak i ostrikeve është i njohur.

Ostriket supozohet se përngjasojnë me organet seksuale femërore dhe përmbajnë aminoacide dhe substanca të tjera kimike, të cilat mund të përmirësojnë libidon.

Përmbajtja e lartë e zinkut mund të rritë prodhimin e spermës dhe të testosteronit, gjithashtu edhe prodhimin e dopaminës, e cila nga ana tjetër mund të rritë libidon.

Zinku ndikon gjithashtu edhe në lubrifikimin vaginal.

Ostriket janë ndër afrodiziakët më të shtrenjtë dhe që duan kujdes të vecantë se ku blihen (i konsumoni gjithmonë në vende që keni sigurinë që janë të freskëta).

ss_avocado_almonds

10. Avokado dhe Bajamet:

Të konsideruara gjatë si simboli i fertilitetit, në fakt është pikërisht aroma e bajameve e cila thuhet se “ndez” dëshirën dhe pasionin tek femrat. Ato përmbajnë gjithashtu edhe selen, i cili lidhet me fertilitetin.banana

11. Bananet:

Bananet kanë përmbajtje të lartë të bromelaminës dhe të vitaminave B, të cilat janë të dyja rregullatore të fuqishme të hormoneve seksuale dhe rrisin dëshirën seksuale.honey12. Mjalti:

Fjala “Hëna e mjaltit”( Honeymoon), vjen nga një praktikë e vjetër në antikitet ku çiftit të ri përpara dasmës iu jepej mjalt, në mënyrë që ata të kishin një performancë të shkëlqyer seksuale.

Konsumimi i rregullt  i mjaltit duket se ndikon në rritjen e cilësisë së qelizës spermatike si edhe në prodhimin e testosteronit, duke rriitur kështu edhe libidon.