TRAJTIMET BAZE TE MJEKSISE ESTETIKE

TRAJTIMET BAZE TE MJEKSISE ESTETIKE

SHARE

INJEKSIONET ME BOTOX

Botoxi ( BTX) apo Toksina botulinike, eshte nje substance e cila bllokon sinjalin qe kalon nga nervat tek muskujt. Ai injektohet me shume precision duke perdorur nje age shume te holle ne disa zona te caktuara ne fytyre. BTX bllokon impulset nga nervi ne muskujt e vegjel te fytyres qe lidhen me rrudhat e ekspresionit, duke i relaksuar ne kete menyre muskujt pergjegjes, ndersa muskujt e patrajtuar ruajne performancen e tyre duke mundesuar levizje dhe shprehje normale te fytyres.

Botoksi mund te perdoret edhe per te bllokuar gjendrat e djerses ne pacientet qe djersijne shume. Kjo procedure pakeson prodhimin e djerses ne zona si sqetullat apo shputat e duarve dhe te kembeve.

FILLERSAT

Perbehen nga Acidi Hyaluronic dhe perdoren ne korrigjimin e rrudhave dhe te palave te moshes ne lekuren e fytyres. Perdoren per qellime kozmetike, jane jo alergjike, me baze natyrore dhe rivendosin volumin e fytyres duke permiresuar pamjen e saj. Perdoren per ndryshimin e volumit te buzeve dhe per mbushjen e shenjave ne fytyre.

Fillersi injektohet ne fytyre , nen lekure me nje age te holle, ne zonen e lekures ku ndodhet rrudha, duke realizuar fryrje te zones qe trajtohet per ta sjelle ate ne nje nivel me pjesen tjeter te lekures. Fillersi vepron si nje mbushes natyral kozmetik per te rivendsour volumin , duke bere keshtu zbutje dhe permiresim te pamjes se saj.

Gjithashtu mund te perdoret edhe kolagjeni , edhe pse perdorimi i Acidit Hyaluronic e ka pakesuar perdorimin e tij ne praktiken e perditshme, serish me qellimin permiresimin e rrudhave. Mund te perdoret ne mbushjen e buzeve dhe disa tipe shenjash ne fytyre.

MIKRODERMOABRAZIONI

Eshte nje teknike qe kombinon thithjen e qelizave te vdekura te lekures dhe aplikimin ne te te gerryerjes se shtresave te saj me siperfaqesore me pluhur apo tipse diamante. Ai I jep lekures nje pamje te re dhe te shkelqyeshme. Per te arritur rezultatin maximal nevojiten nje seri trajtimesh.

PEELING KIMIK

Teknike qe bazohet ne perdorimin e Alfa dhe Beta Hidroksiacideve permiresojne pamjen e lekures duke shkaktuar nje eksfoliim te bute te lekures, ndihmon ne uniformizimin e ngjyres se lekures duke eleminuar njollat dhe ne trajtimin e aknes. Perdoret I kombinuar me MDA ose ne nje seri trajtimesh.