THONJTE QE HYJNE NE MISH

THONJTE QE HYJNE NE MISH

SHARE

Thonjte qe hyjne ne mish mund te ndodhin ne cdo moshe, por me te predispozuar jane te rriturit se femijet.

Shenja e pare e nje thoi qe rritet ne mish eshte dhimbja. Nese thoi i futur ne mish infektohet mund te kete edhe skuqje e dhimbje, deri ne daljen e qelbit prej tij.

Si ta trajtojme?

  • Zhyteni thoin ne uje te ngrohte per 15 minuta, 2 deri 3 here ne dite.
  • Hapini buzet e mishit me nje garze te paster, me kujdes, sa here e fusni thoin ne uje te ngrohte.
  • Pasi e keni nxjerre thoin nga uji dhe e keni fshire me nje peshqir te paster, pastrojeni mire me nje garze me Betadine.
  • Mos perdorni mjete te forta si gersheret e manikyrit per ta pastruar, pasi mund te infektojne thoin.
  • Mos perdorni gjilpera per te zbrazur qelbin, pasi ato mund ta perkeqesojne infeksionin.
  • Ndersa thoi sherohet, vishni kepuce te gjera dhe te rehatshme, qe te shmangni presionin ne thua.
  • Ne rast se gjendja nuk permiresohet, duhet te shkoni tek nje kirurg!