STRESI DHE LEKURA

STRESI DHE LEKURA

SHARE

Stresi mund te ndikoje ne te gjithe trupin tuaj perfshi lekuren, floket dhe thonjte.E mqs ka kete lloj ndikimi, menaxhimi i tij eshte art me vete.

Stresi nxit pergjigje mbi ndjeshmerie ne lekure dhe shkakton nje pergjigje kimike ne lekure qe eshte rritja e nivelit te kortizolit dhe hormone te tjera. Rritja e tyre shkakton rritjen e yndyres e per pasoje prodhimin e akneve dhe probleme te tjera.

Stresi mund te perkeqesoje apo te shpertheje semundje si: psoriasis, rosacea, ekzema. Eshte aq i fuqishem mbi lekure sa mund te shpertheje edhe urtikarie apo dhe flluska.

Por nga ana tjeter edhe semundjet kronike te lekures mund ta perkeqesojne stresin.

Si mund t’i reduktojme efektet e stresit ne lekure?

  1. Mos e neglizhoni lekuren, kujdesuni per te edhe nese jeni te lodhur apo te stresuar.
  2. Beni ushtrime fizike rregullisht. I bejne mire lekures dhe trupit.
  3. Beni dicka qe vertete ju pelqen apo ju shijon, qofte dhe nje banje apo shfletimi i nje reviste.
  4. Beni nje shetitje ne kembe.
  5. Flini gjume. Duhet te flini patjeter 7deri ne 8 ore gjume.
  6. Mesohuni te thoni “jo” ! Mos i tejkaloni limitet dhe mundesite tuaja. Mbingarkesa ju streson gjithashtu.
  7. Flisni me dike per stresin tuaj.