SOFIA LOREN, ITALIANIA QE VAZHDON TE GJUNJEZOJE

SOFIA LOREN, ITALIANIA QE VAZHDON TE GJUNJEZOJE

SHARE

 

image

Emri i vertete eshte Sofia Shikolone. Lindi ne Rome/Itali ne 20 shtator 1934. Babai i saj ishte i martuar me nje grua tjeter dhe refuzoi te martohej me nenen e Sofias edhe pse me te kishte dy vajza ( Sofia dhe Maria). U rrit mes llumit ne Puzzolone te Romes, ne varferi te plote, deri ne moshen 14 vjecare kur mori pjese ne nje konkurs bukurie. Aty jeta e saj ndryshoi plotesisht. Ne kete konkurs, Sofia takon Karlo Kontin ,22vjet me i madh ne moshe, (producent),  bashkeshortin e saj te ardhshem, qe mesa duket, u be edhe e vetmja figure aterore ne jeten e saj. Ata u martuan ne 1966, pasi Konti u divorcua. Konti e futi ne disa role episodike, derisa ne 1950 nisi te merrte edhe role te dyta. Deri ne ate kohe mbante emrin Sofia Lazzaro ( nje loje fjalesh per bukurine e saj qe ngjallte edhe te vdekurit; Lazarus nga Bibla).

image

Pas “La favorita” dhe “Aida” nis karrieren ne 1957 ne SHBA. “Boy on a dolphin” dhe “Legend of the lost” ishin disa nga sukseset e saj. Por qendrimi i saj ne SHBA u shenjua nga romanca e saj me Keri Grant, 31 vjet me i madh ne moshe. Ne ate kohe ishte vetem 23 vjec, mbante lidhjen me Karlo Kontin (ende i martuar) dhe i tha Jo propozimit per martese te njerit prej meshkujve  me te bukur te historise se Hollywoodit, Keri Grant.

image

Pas sukseseve ne SHBA, rikthehet ne Itali ku suksesi i madh i saj ne filmin “Dy grate” (interpreton ne moshe me te madhe nje version te dyte te tij me titullin “La ciocaria”) , tregoi qe Sofia Loren nuk ishte thjesht nje femer e bukur, vanitoze ne kinematografi, por nje aktore brilante qe po hidhte firmen e saj ne kinematografine boterore. Per kete film merr cmimin Oscar.

Ne vitet 60te -70te interpreton si ne Europe dhe ne SHBA, me emra te medhenj si Mastrojani, Paul Newman, Marlon Brandon e Gregory Peck. Gjate kesaj kohe merr nje tjeter nominim per Oscar dhe 5 cmime Golden Globe.

Vitet 80te shenuan daljen e filmit te saj autobiografik dhe ajo u mor me rritjen e dy djemve te marteses se saj te veteme me Karlo Kontin.

image

Ne 1982 ben vullnetarisht 19 dite burg per evazion fiskal.

Vazhdoi te interpretoje me mjaft sukses ne mjaft filma te tjere, ndersa interpretimi me i fundit eshte ne nje musical ne 2009.

Ka marre nje Oscar nderi dhe ne terheqjen e cmimit u cilesua si nje nga thesaret e kinematografise boterore.

Jeta e saj eshte midis Zvicres dhe Los Angeles. Gjithmone ka mbajtur nje profil publik te ulet duke deklaruar: showbiz eshte cfare une bej dhe jo cfare une jam!image image