SI T’I KUPTOJME FEMIJET

SI T’I KUPTOJME FEMIJET

SHARE

Çdo fëmijë lind me mënyrën e tij individuale për tëpërballuar  jetën dhe ky quhet temperament.

Zakonisht ka 5 karakteristika që përshkruajnë temperamentin:
• Intensiteti emocional
• Niveli i aktivitetit
• Toleranca ndaj frustrimit
• Reagimi ndaj njerëzve të rinj
• Reagimi ndaj ndryshimeve

Temperamenti nuk zgjidhet as nga fëmija, as nga ju. Ai lind me fëmijën dhe formëzon mënyrën si fëmija percepton botën. Të kuptosh temperamentin e fëmijës të ndihmon të jesh një prind më i mirë. Të njohësh sjellje të caktuara tek fëmija që ndikohen nga temperamenti i tij do të thotë që ju mund t’i paraprini situatat e vështira për të dhe të punoni së bashku në lehtësimin e tyre.
Sjellja dhe qasja e fëmijës me botën formëzohen nga eksperiencat e tij dhe veçanërisht nga ndërveprimi me ju. Për shembull fëmijët e turpshëm mund t’i përjetojnë më me qetësi situatat e reja nëse prindërit ndihmojnë adaptimin e tyre gradual.

Po ashtu kultura ka ndikimin e vet dhe kultura të ndryshme vlerësojnë në mënyrë të ndryshme sjelljen. Për shembull disa kultura vlerësojnë fëmijët e urtë dhe të bindur, ndërsa disa të tjera vlerësojnë ata të shkathtit dhe këmbëngulësit.Nuk ka temperament të gabuar ose të saktë, apo temperament të mirë dhe të keq.Është shumë e rëndësishme që fëmijët të pranohen ashtu siç janë.Gjithsesi është e vërtetë që disa temperamente janë më të lehta për tu menaxhuar.Shumica e prindërve kanë disa preferenca rreth karakteristikave të temperamentit të fëmijës së tyre.Ndonjëherë edhe e humbin durimin kur karakteristika të papreferuara të temperamentit të fëmijës dalin në skenë.

Prindërit mundohen me këto ndjenja për disa arsye. Sjellja e fëmijës iu kujton pjesë të vetes që nuk i pëlqejnë dhe që duan t’i ndryshojnë. Po ashtu ata mund të ndjehen në vështirësi kur shikojnë se fëmija i tyre është shumë i ndryshëm nga ata. Është normale që ju do të pëlqeni dhe do të ndjeheni më rehat vetëm me disa aspekte të temperamentit të fëmijës suaj.

Shpesh herë persona familjarë mund t’iu ankohen apo të gjykojnë sjelljen e fëmijës suaj.Shfrytëzojini këto situata për t’i njohur të tjerët me fëmijën tuaj. Qëllimi nuk është të ndryshojmë temperamentin e fëmijës, por ta ndihmojmë atë të nxjerrë në pah pikat e forta të tij dhe ta mbështesim në pikat e dobëta.

Pergatiti: Jetmira Zhuri