SI T’I BEJME VETULLAT SI ME PARE

SI T’I BEJME VETULLAT SI ME PARE

SHARE

Viktima te ndryshimeve te modes, shpesh bien edhe vetullat tona. Nje here vjen ne mode nje vetull e holle dhe nje here nje vetull e trashe. Por heqja me piskatore ne menyre te vazhdueshme e vetulles, e demton ate dhe nuk i jep mundesine qe kur moda rikthehet me vetulla te trasha, te ritrashim vetullat.

Gjithsesi ka nje menyre qe te tentojme te kthejme vetullen aty ku ishte:

HARROJENI PISKATOREN

Per te pakten 4-6 jave, nuk duhet ta perdorni fare. ne kete menyre, qimet tuaja te vetullave do rriten plotesisht dhe mund te shkoni tek nje profesioniste per t’i hequr me kujdes , sipas formes qe deshironi.

PERDORNI PRODUKTE PER RRITJEN E TYRE

Blini produkte per rritjen e qimeve te vetullave ose dhe te qerpikeve. Sot mund te gjeni serume te tilla, te prodhuara nga kompani farmaceutike prestigjoze. Nje nder to, shume i famshem per daljen e qerpikeve eshte RUSH O LASH, qe fatmiresisht mund ta gjeni edhe ne Tirane, ne farmaci.  Perdorini ato dy here ne dite, deri sa ta shihni qe eshte bere i qendrueshem rezultati.

PERDORNI PRODUKTE PER VIZATIMIN E VETULLAVE

Ne pritje te daljes se qimeve te reja mund te perdorni produkte per vizatimin e tyre. Nderkohe portreti juaj do te kete vetullen e plote dhe ju mund te perdorni Eyeko Brow Magic Brow Boost si nje alternative. Ky produkt nuk e demton vetullen dhe i jep nje pamje te bukur. Fatkeqesisht nuk gjendet ne Shqiperi.