SI TË PËRSHPEJTOJMË METABOLIZMIN?

SI TË PËRSHPEJTOJMË METABOLIZMIN?

SHARE

Ndërtoni muskuj.

Trupi jonë djeg kalori në mënyrë të vazhdueshme, qoftë edhe kur rrimë në qetësi. Shkalla e djegies së kalorive kur trupi është në qetësi, është më e lartë tek individët të cilët kanë më tepër muskuj.

Intensifikoni ushtrimet fizike.

Ushtrimet aerobike ndoshta nuk ndërtojnë muskuj të mëdhenj, por ato ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit pas stërvitjes. Çelësi është ta nxisim pak më tepër veten. Ushtrimet intensive sigurojnë një rritje më të lartë, për një kohë më të gjatë, të shkallës së djegies së kalorive ,kur trupi është në gjëndje qetësie, në raport me ushtrimet më të lehta fizike.

Pini shumë ujë.

Trupi ynë ka nevojë për ujë, në mënyrë që të mund të djegë kalori. Kur ne jemi qoftë edhe lehtësisht të dehidratuar, metabolizmi ynë ngadalësohet. Nga studime të shumta të realizuara, individët të cilët pinin 8 gota ujë në ditë, digjnin më tepër kalori krahasuar me individët të cilët pinin 4 gota ujë.Kështu mos hiqni dorë nga uji. Shfrytëzoni telefonat tuaj smart, që t’iu kujtojnë të pini ujë, nëse jeni neglizhent ose harraq.

“Pickoni” ushqime në mënyrë të zgjuar.

Konsumimi I ushqimeve në mënyrë të shpeshtë ndihmon në rënien në peshë. Kur konsumojmë vakte të bollshme, me shumë distancë në kohë nga njëri-tjetri metabolizmi ynë ngadalësohet. Konsumimi I vakteve të vogla , ose pickimi I ushqimeve si vakte të ndërmjetme cdo 3-4 orë,  e mban metabolizmin tonë aktiv dhe kështu ne mund të djegim më tepër kalori gjatë gjithë ditës. Gjithashtu studimet kanë treguar se individët të cilët “pickojnë” ushqime midis vakteve kryesore  rregullisht ( pra konsumojnë vakte të ndërmjetme), hanë më pak ushqim në vaktet kryesore.

Bëjini vaktet tuaj pikante.

Ushqimet pikante kanë substanca kimike natyrale, të cilat e ngjitin metabolizmin në një nivel më të lartë. Përfshirja e specave djegës në ushqimet tona përshpejton metabolizmin në mënyrë të ndjeshme. Efekti ndoshta është I përkohshëm, por konsumimi I shpeshtë I ushqimeve pikante patjetër që ndihmon në djegien e kalorive.

Konsumoni proteina.

Trupi ynë djeg shumë më tepër kalori duke u përpjekur që të tresë proteina, krahasuar me karbohidratet. Gjithmonë duke respektuar një dietë të mirëbalancuar, zëvendësimi I disa karbohidrateve me ushqime proteinike mund të përshpejtojë metabolizmin. Burime të mira të proteinave janë bifteku I viçit, fileto e gjelit të detit, mishi I bardhë I pulës, arrat e ndryshme, bishtajat, vezët dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë.

Pini kafe pa sheqer.

Nëse jeni konsumator I kafes, ndoshta ju pëlqen energjia dhe rritja e përqëndrimit që ajo ju fal. Kur merret në sasi të moderuar, një nga të mirat e kafes është rritja afatshkurtër e metabolizmit. Kafeina ndihmon që të ndjehemi më pak të lodhur dhe të kemi rezistencë më të madhe kur bejmë aktivitet fizik.

Pini caj jeshil.

Konsumimi I cajit jeshil na ofron benefitet e kombinuara të kafeinës dhe katekinave, substanca të njohura për aftësitë e tyre të përshpejtimit të metabolizmit për disa orë. Studimet tregojnë se konsumi I 2-4 filxhanë caji jeshil mund ta nxisë trupin të djegë 17% kalori më shumë, në një kohë më të shkurtër, kur ne ndërkohë bëjmë edhe aktivitet fizik të moderuar.

 

SHMANGNI DIETAT DRASTIKE.

Dietat drastike- ato të cilat të thonë të konsumosh më pak se 1200 kalori në ditë ( për femrat), më pak se 1800 kalori në ditë (për meshkujt), janë të jo të mira për këdo që kërkon të përshpejtojë metabolizmin. Megjithëse këto dieta të rrëzojnë në peshë, janë të dëmshme për organizmin dhe na privojnë nga mirëushqimi. Për më tepër efekti tjetër anësor I këtyre dietave ka të bëjë me humbje të muskujve, që shoqërohet sigurisht me ngadalësim të metabolizmit.

Përfundimi është se kështu trupi djegë më pak kalori dhe  do të shtojë më shpejtë në peshë se përpara dietës.