Per te percaktuar tipin e lekures suaj beni kete prove:
Sapo te jeni zgjuar nga gjumi merrni nje pecete letre dhe vendoseni mbi fytyre duke e shtypur me duar ne te gjithe fytyren.
- Nese ne peceten e letres nuk ka gjurme yndyre atehere lekura juaj eshte normale me keto karakteristika:
kompakte, elastike, ngjyre homogjene , e bute
- Nese peceta e letres rri e paster, por lekuren e ndjeni te thate dhe te trehequr, lekura juaj eshte e thate me karakteristikat:
Tenton te kete ngjyre te verdhe, me rrisk dehidratimi dhe plakje te shpejte
- Nese ne peceten e letres vini re pika yndyre vecanerisht ne zonen T: fytyre, hunde dhe mjeker, atehere keni lekure te yndyrshme. Lekura juaj eshte e shkelqyeshme, vajore me pika te zeza me histori per akne. Karakteristike:
Nuk ka tendence per rrudha dhe plaket shume ngadale.
- Gjurme yndyre ne hunde dhe ne balle, por e paster ne faqe. Ne kete rast kemi te bejme me lekuren mikse qe e ka pjesa me e madhe e femrave. Eshte lehtesisht e trajtueshme, mjaft te dihen zonat qe kane nevoje per pastrim dhe ato qe kane nevoje per hidratim.
- Lekura sensitive. Ne kete tip lekure, prova me pecete letre nuk eshte e nevojshme. Ju qe e keni kete lekure e njihni qe nga momenti qe perdorni produkte jo specifike per lekura te ndjeshme. Keni vene re skuqje dhe fryrje te lekures. Karakteristikat:
Vecanerisht e thate, e terhequr, e irritueshme dhe delikate.