PARANDALIMI HORMONAL
Ketu perfshihen kontraceptivet, unazat vaginale, implantet. Te gjitha keto metoda kerkojne miratimin e nje mjeku dhe nje vizite me te. Me metoden me te perhapur te kontraceptiveve, parandalimi i nje shtatzanie eshte 90% efikas. Nqs perdoret korrektesisht sipas skemes se pershkruar nga mjeku parandalimi eshte 99%.
PARANDALIMI BARRIERE
Sikurse kuptohet edhe nga emri, eshte pengesa qe u behet spermatozoideve per te arritur tek veza. Prezervativet jane kjo barriere e lire ekonomike qe ben mbrojtje edhe ndaj Semundjeve Seksualisht te Transmetueshme. Sigurojne mbrojtje nga 80-98%.
SI TA PERDORIM ME EFIKASITET PREZERVATIVIN
- Pergatituni: duhet te jete e lehte per ju kur ta vendosni
- Kontrolloni datat e skadences. Jane shume te rendesishme.
- Ruajini mire. Drita dhe temperaturat e larta i demtojne.
- Ndiqni udhezimet. bejini kohe perpara perdorimit. kur te jeni gati per ta perdorur nuk do keni kohe te lexoni udhezimet.
- Kujdes kur hapni ambalazhin. mund te demtoni edhe prezervativin.
- Perdorni madhesine e duhur. Nje prezervativ me i madh apo me i vogel nuk ben pune.
- Perdorni lubrifikante. Ulin rrezikun e carjes se prezervativit.
Egziston edhe prezervativi femeror, i cili ben mbrojtje 80%. Sfungjeri eshte nje tjeter barriere. Eshte nje lloj shkume qe vendoset ne vagine, e trajtuar me spermicide. Ben mbrojtje nga 68% – 84%. Diafragma gjithashtu ben mbrojtje. Por mund te merret vetem me recete nga mjeku.
IUD (intrauterine devices)
Pajisje te vogla plastike qe vendosen ne uterus. Procedura eshte e shpejte dhe e thjeshte. Jane 99% te sigurta.
KONTRACEPTIVI I URGJENCES
Nuk duhet konsideruar si nje forme e rregullt kontraceptive. Mund te perdoret vetem ne raste te rralla ose ne rast carje te kondomit.