Konstipacioni përkufizohet më së shumti si defekim më pak se tre here në javë . Shpesh është i bashkëshoqëruar me feçe të forta ose me vështirësi në jashtëqitjen e feçeve.
Peristaltika normale e zorrës është e ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa individë nuk defekojnë çdo ditë. Gjithashtu mjaft individë kanë gjithmonë feçe shumë të buta, ndërsa të tjerë kanë feçe të forta por arrijnë ti jashtëqisin ato pa problem.
Vështirsitë që i sjell organizmit konstipacioni janë të lidhura në mënyrë të drejtëpërdrejtë me cilësinë e jetës. Ai mund të shoqërohet me gjakrrjedhje ose mund të shpjerë në fisura anale. Problemet e lidhura me keqfunksionimin e sistemit tretës reflektohen në rastin më të “mirë” në shtim në peshë dhe në rastin më të keq në sëmundje kancerogjene.
Konstipacioni shkaktohet kryesisht:
- Dietë e varfër në fibra.
- Mungesa e aktivitetit fizik.
- Moskonsumimi I mjaftueshëm I ujit.
- Neglizhenca e nevojës për të shkuar në tualet kur keni ndjesinë.
- Stresi dhe udhëtimet.
- Disa lloje medikamentesh.
- Shtatëzënia.
- Abuzimi me laksativët.
Shkaqe të tjera që sjellin konstipacionin:
- Kanceri i Kolonit
- Sëmundje si Sindroma e zorrës së irrituar.
- Crregullime të shëndetit mendor.
- Cregullime të sistemit nervor.
- Probleme të gjëndrës Tiroide
Si ta parandalojmë Konstipacionin:
- Parandalimii konstipacionit lidhet me ndryshime të vogla në stilin e jetesës, si p.sh me ushqimet dhe pijet që konsumoni dhe aktivitetin fizik.
- Hani më tepër fibra: Fibrat ndihmojnë në zbutjen e feceve. Ato gjenden në shumë perime, fruta, drithëra të plota dhe bishtaja ( thjerrëza, bizele, qiqra, fasule). Shtojini fibrat pak e nga pak, në mënyrë që trupi të mësohët me to gradualisht.
- Konsumoni shumë ujë dhe ushqime të lëngshme. Uji, lëngjet e frutave, suprat e lehta janë zgjidhje ideale për të lehtësuar konstipacionin.
- Beni aktivitet fizik minimalisht 20-30 minuta në ditë.
- Mos përdorni laksativë pa u konsultuar me mjekun
- PËRDORNI TUALETIN MENJËHERË SAPO KENI NDJESINË PËR TË DEFEKUAR!