SHENJAT QE NA JAPIN THONJTE PER SHENDETIN

SHENJAT QE NA JAPIN THONJTE PER SHENDETIN

SHARE

 

A e dini se thonjte mund te na tregojne shenja per shendetin? Nje njolle e bardhe, nje njolle e kuqe apo nje ngritje e lehte diku ne thonj mund te jene nje shenje e nje semundje ne trupin tuaj. Problemet ne melci, mushkeri dhe zemer mund te manifestohen me ndryshime te thonjve.

Thonj te zbehte

Thonjte shume te zbehte mund te jene  shenje e e nje semundje te rende si psh:

  • Anemi
  • Demtim (pamjaftueshmeri) i rende i zemres
  • Semundje e melcise
  • Kequshqyerejethua1

Thonj te bardhe

Nese thonjte jane kryesisht te bardhe me kufij te erret, kjo mund te jete shenje e  nje semundje te melcise si psh hepatit. Gjithashtu nese thonjte jane te verdhe (bashke me lekuren), kjo mund te jete nje shenje tjeter e demtimeve te melcisethua2thua3

Thonj te verdhe

Nje nga shkaqet me te shpeshta te thonjve te verdhe jane infeksionet nga mykrat. Kur ky infeksion rendohet, baza e thoit mund te futet brenda, dhe thonjte mund te behen me te trashe dhe te shkermoqen.  Ne raste me te rralla, thonjte e verdhe mund te flasin per nje semundje me te rende si psh semundje e rende e tiroideve, semundje e mushkerive, diabet apo psoriaze.

Thonj me nuance te kalter.

Thonjte me nuance ne te kalter mund te tregojne se trupi nuk merr oksigjen mjaftueshem. Kjo mund te flase per nje problem te mushkerive si psh emfizeme. Disa semundje te zemres mund te shoqerohen me thonj ne nuance te kalter. thua4

Thonj te valezuar

Nese siperfaqja e thoit eshte e valezuar  kjo mund te jete nje shenje e psoriazes ose artitrit inflamator. Eshte e zakonshme zbehja e ngjyres se thoit; lekura nen thua mund tekete pamje te kuqe ne kafe.thu

Thonj te plasaritur

Thonjte e thate apo te brishte qe plasariten apo thyhen shpejt mund te flasin per nje semundje te tiroides. Plasaritja apo thyerja e thonjve e kombinuar me nje ngjyre ne te verdhe flet me shume per nje infeksion nga myku.

Thonj me baze (shtrat) te fryre

Nese lekura ne bazen e thoit eshte e fryre dhe e skuqur, kjo eshte shenje e inflamacionit (majisjes) se bazes se thoit. Kjo mund te vije si pasoje e nje semundje te rende sic eshte lupusi apo ndonje semundje tjeter te indit lidhor (semundje te renda reumatizmale). Gjithashtu edhe infeksioni mud te japi skuqje dhe fryrje te bazes (shtratit) te thoit.

Linja (njolla)  te erreta nen thonj

Linjat e erreta nen thonj duhet te vizitohen menjehere. Ato shkaktohen ndonjehere nga melanoma, qe eshte tipi me i rrezikshem i kancerit te lekuresthua6

Thonj te kafshuar

Kafshimi i thonjve mund te jete vecse nje zakon i vjeter, por ne disa raste eshte shenje e nje aknthi te vazhdueshem qe mund te trajtohet. Kafshimi i thonjve mund te jete edhe shenje e nje crregullimi nervor obsesiv-kompulsiv. Nese nuk e ndaloni dot, eshte mire ta diskutoni me mjekun tuaj.download (7)

Thonjte s ‘jane tjeter vecse pjese e “puzzle-it”

Dhe pse ndryshimet e thonjve mund te flasin per shume situata shendetsore, keto ndryshime rralle shfaqen te parat dhe te vetme. Gjithashtu, shume nga crregullimet e thonjve jane te pademshme – jo cdo kush me thonj te bardhe ka hepatit.

Nese jeni te shqetesuar per pamjen e thonjve te tu, vizitohuni tek nje mjek dermatolog.