SEMUNDJA INFLAMATORE PELVIKE

SEMUNDJA INFLAMATORE PELVIKE

SHARE

Cfare eshte semundja inflamatore pelvike (SIP)?

  • SIP eshte inflamacioni (majisja) i uterusit (mitres) dhe/ose tubave te fallopit (mitres).
  • Shkaktohet zakonisht nga nje infeksion bakterial i cili kalon nga cervixi (qafa e mitres) ne uterus dhe tubat e fallopit.
  • Shkaktohet nga nje numer infeksionesh disa prej te cilave jane seksualisht te transmetueshme, disa jo.

Si merret SIP?

  • Eshte me e shpeshte tek femrat e reja.
  • Ne rreth 1/4 e femrave shkaktohet nga nje infeksion seksualisht i transmetueshem (IST) i pamjekuar, sidomos gonorrea ose klamidia te cilat kalojne ne uterus dhe tubat e fallopit permes cerviksit.
  • Mund te shkaktohet nga nje infeksion bakterial me origjine ne nje pjese tjeter te trupit psh apendisiti.
  • Mund te jete pasoje e kirurgjise gjate se ciles nje instrument ka kaluar nga cerviksi ne miter psh pas nje aborti ose gjate vendosjes se nje dispozitivi (aparati kunder shtatzanise) brenda ne miter .

Cilat jane simptomat e SIP?

  • Disa femra me SIP nuk kane simptoma.
  • Shumica e femrave kane simptoma te lehta qe mund te perfshijne nje ose disa nga shenjat e meposhtme:
  • Dhimbje ose diskonfort ne abdomenin inferior (fundin e barkut).
  • Dhimbje gjate seksit
  • Gjakrrjedhje ndermjet menstruacioneve ose menstruacione me te renda.
  • Gjakrrjedhje pas seksit.
  • Ndryshim ne ngjyre, ere apo sasi te sekrecioneve vaginale.
  • Disa femra kalojne infeksion me te rende dhe mund te kene temperature te larte, te vjella, dhe dhimbje te forta abdominale. Keto femra duhet te vizitohen dhe mjekohen sa me pare.

A kam nevoje per ndonje test?

  • Nese mendon se ke simptoma qe mund te jene te SIP duhet te shkosh tek mjeku specialist gjinekolog apo infeksionist.
  • SIP diagnostikohet nga nje kombinim i simptomave, ekzaminimi pelvik, dhe testet per IST. Mund te kesh SIP edhe ne rast se testet per IST rezultojne negative.
  • Nese ke SIP duhet te testohesh edhe per klamidia, gonorre dhe infeksione te tjera seksualisht te transmetueshme si trikomonas, HIV, sifiliz pasi mund te kesh me shume se nje infeksion ne te njejten kohe.
  • Mjeku ose infermieri specialist do marri material nga vagina ose cerviksi dhe do ta dergoje ate ne laborator ku do te testohet per klamidia dhe gonorre.
  • Duhet te behet nje test shtatzanie.

Cili eshte trajtimi i SIP?

  • Eshte e rendesishme qe te marresh terapine per SIP sa me shpejt te jete e mundur pasi infeksioni mund te shkaktoje komplikacione dhe probleme te renda shendetsore nese lihet i patrajtuar.
  • Trajtimi i zakonshem eshte me 2-3 antibiotikene forme tablete  te marra per  14 dite, ndonjehere
  • Mund te marresh ibuprofen apo paracetamol per qetesimin e dhimbjes
  • Nese simptomat jane te renda mund te nevojitet te pushosh ose te shtrohesh ne spital per trajtim

A duhet  te bej seks nese kam SIP?

  • Duhet te shmangesh cfaredolloj kontakti seksual, edhe me prezervativ derisa ti dhe partneri te keni perfunduar trajtimin dhe te mos keni me simptoma.

Cilat jane komplikacionet e mundshme te SIP?

Nese trajtimi vonohet, SIP mund te shkaktoje probleme te renda shendetsore

  • Formim te abscesit pelvik (qese qelbi ne bacin)
  • Dhimbje rekurente ose afatgjate pelvike ne 1/3 e femrave.
  • Renie fertiliteti apo infertilitet. Kjo zakonisht nuk eshte problem qe ndodh pas atakut te pare te SIP sidomos ne rast se trajtohet shpejt. Rrisku rritet pas cdo ataku te SIP.
  • Barre ektopike( Kjo eshte nje gjendje e rende ku bebi rritet jashte mitres)

SIP dhe shtatzania

  • SIP eshte e pazakonte ne shtatzani por simptomat jane shpesh me te renda dhe ka me shume gjasa qe te shtrohesh ne spital.

A duhet ti them partnerit tim?

  • Nese ke SIP eshte thelbesore qe partneri ( partneret) seksual aktual te testohet dhe ti ofrohet keshillim shendetesor ne lidhje me gonorrene, klamidian dhe te trajtohet. Cdo partner seksual qe ke patur gjate 6 muajve te fundit mund ti ofrohet testimi
  • Kjo sherben qe ti mos te marresh infeksionin serish gjithashtu qe partneret e tu te mos zhvillojne komplikacione

Pikat kryesore

  • Semundja inflamatore pelvike (SIP) eshte inflamacion i uterusit dhe/ose tubave te fallopit.
  • Shpesh shkaktohet nga infeksionet seksualisht te transmetueshme (IST).
  • Mund te kesh SIP edhe ne rast se kontrolli per IST ka dale negativ.
  • Trajtimi eshte i thjeshte.
  • Nese SIP nuk trajtohet mund te shkaktoje probleme shendetsore afatgjata.