SEKRETET E BUKURISE

SEKRETET E BUKURISE

SHARE
SSHHH!

1. Flini gjume 

Gjumi i bukurise nuk eshte thjesht nje fantazi. Kur ju flini, nis procesi i rigjenerimit dhe lekura ka kohe mjaftueshem te merret me veten. Shtrihuni kohe para se tu zere gjumi dhe beni 8 ore gjume cdo nate.

2. Mos flini kurre pa pastruar tualetin 

Nqs shtriheni me tualet ne fytyre, lekura juaj nuk e ben dot shkembimin me ambientin e jashtem dhe bakteriet do te shumohen. Nata eshte e mjaftueshme qe poret te bllokohen dhe do te rrisni mundesine qe tu behen pucrrat.

3. Konsumoni ushqim te balancuar 

Eshte nje nder rregullat kryesore te bukurise. harrojini fast foodin dhe ushqimet e shpejta. Jane te mbushura me karbohidrate, yndyre dhe kripera, te gjitha te demshme per lekuren. Hani ushqime te fresketa dhe me proteina. Lekura do te ndrije nga shendeti.

4. Pastrojeni 

Cdo gje qe bie ne kontakt me lekuren mund te mbaje papasterti dhe bakterie. Nderrojini shpesh kellefet e jastikeve, pastrojeni shpesh telefonin dhe mos e prekni lekuren e fytyres me duar.

5. Perdorni krem dite dhe nate 

Perdorni krem dite edhe nate. perpiquni te merrni kremera nga dermatologu dhe qe nuk kane aroma shume te forta. Aromat e forta jane tregues te perberesve jo natyrale. E thjeshta eshte me e mira!

6. Hidratohuni 

Kjo nuk do te thote vetem qe te lyeni fytyren me krem, por edhe te pini shume uje. Duhet te pini te pakten 8 gota uje ne dite. Shkarkoni ne telefonet tuaj aplikacione qe ju kujtojne te pini uje. Hyni ne “App Store” dhe perdorni fjalet : water reminder per te gjetur aplikacione te tilla.

7.Mbrojeni lekuren nga dielli 

Mos 3e perdorni kremin mbrojtes vetem ne fundjave apo kur jeni me pushime, por edhe gjate dites me make up qe perdorni apo ne kremerat hidratues. Do tu ndihmoje te keni nje lekure me te mbrojtur dhe me te re.

8. Pastroni furcat e tualetit. 

Duhen pastruar nje here ne jave. keshtu krijohen me pak akne dhe poret jane te zbrazeta dhe e nxjerrin yndyren me lehtesi. Lajini furcat me uje dhe sapun.

9. Beni scrub dy here ne jave 

Scrubi ndihmon te zbrazen poret e lekures dhe te zbrazet permbajtja e tyre. keshtu lekura do jete me me shume jete.

10. Beni aktivitet fizik 

Ushtrimet permiresojne qarkullimin e gjakut edhe ne lekure dhe nxisin zbrazjen e toksinave. Por aktiviteti fizik u ndihmon te perballoni edhe stresin, qe gjithashtu nxit plakjen.