Ashtu sic eshte ngjarja me e madhe per boten e kinematografise, pa dyshim qe eshte edhe ngjarja me e kushtueshme e industrise qe shpenzon miliona e gjeneron miliarda.
Ceremonia e Cmimeve Oscar e vitit te kaluar (2015) ka kushtuar 42.7 milione dollare, nga 41.9 milione dollare ne 2014.
Po ku shkojne gjithe keto para?
Nje pjese shkon per prodhimin e statujave te cmimeve (afro 400 dollare seicila, te lara ne 24 karate ar
Pjesa tjeter shkon per marrjen me qera disa jave perpara te Dolby Theater, vendeve ne hotel per producentet dhe stafin realizues te ceremonise, per stafin e sigurise, si dhe per kengetaret sikurse ishte adele me Skyfall ne Ceremonine e 2013. Te mos harrojme ketu edhe tapetin e kuq 213 metra te gjate.
Jo pak kushtojne edhe cantat me dhurata qe shkojne per aktoret dhe regjisoret e nominuar: 200 mije dollare.
Por si siguron Akademia e Oscareve keto te ardhura?
Nje pjese e mire vjen nga biletat e shfaqjes: me e lira 150 dollare dhe me e shtrenjta 750 dollare.
Nje pjese tjeter vjen nga Walt Disney (75 milione dollare) per te drejtat e transmetimit.
Sponsore te tjere te medhenj jane Samsung, Coca Cola dhe Pepsi.
Nje reklame 30 seconda ne transmetimin e kesaj ceremonie kushton 2.2 milione dollare, ndersa ne Kampionatin e Super Bowl e njejta reklame kushton 5 milione dollare.