Pavaresisht se ne 99% te familjeve amerikane dhe atyre britanike, ka gjithmone nje kuti me vazeline, ne Shqiperi, perdorimi i saj njihet shume pak dhe po aq pak dime per menyrat e shumta me te cilat mund te na hyje ne pune Vazelina.
Heq qerpiket fallso: thjesht duke vendosur pak vazeline ne te gjithe gjatesine e qerpikeve tuaj dhe duke i lene per disa minuta, ajo do te zbuse ngjitesin dhe qerpiket fallso do te hiqen me lehte.
Forcon pamjen e qerpikeve natyrale: Nuk keni vene rimel? Asnje problem! Vendosni pak vazeline dhe qerpiket tuaj do duken te shendetshem dhe te theksuar ne portret.
Shtron vetullat: E keni qimen e vetullave te pabindur, te trashe dhe te forte? Beni nje furce te vogel vetullash me pak vazeline dhe krihini ato me te. Do jene me te shtruara dhe do rrine ne vend gjate gjithe dites.
Ndricon mollezat: Nqs do te vendosni pak vazeline ne molleza, nje shtrese shume te folle, atehere aro do marron drite dhe nuk do te jete nevoja qe t’i theksoni.
Lehteson veshjen e rrobave te ngushta: Fundet e veres dhe kofshet e djersitura, jane nje kombinim i parehatshem, por jo kur zonat e lekures ku ferkohet me shume veshjet, jane lyer me pare me vazeline. Pas kesaj lyerjeje, veshjet do rreshqasin dhe nuk do ferkohen.
Perpara kremrave vetenxires (auroabronzante): Vendosni vazeline ne gjunje dhe berryla perpara se te vini kremin nxires. Ky i fundit do rrije me mire dhe nuk do shperndahet harta – harta.
Pas lyerjes se flokeve: Vendosni vazeline ne rrenjet e flokeve dhe masazhojini mire. Mbetjet e bojes do te largohen me lehtesi.
Qeteson djegien: E mira eshte te mos digjeni, por ne rast se kjo ndodh, atehere vendosni nje shtrese vazeline ne lekuren e djegur.
Perpara parfumit: Nqs vendosni pak vazeline ne kycet e duarve apo pas veshit dhe mbi te hidhni parfumin, era e tij do te qendroje me gjate. Provojeni!
Heq mbetjet e tualetit: Ferkojeni mbi pjeset e fytyres ku keni ende tualet. Do shihni qe iken me lehtesi.
Na ndihmon me manikyrin: Qe te mos lodheni me pastrimin e aneve te gishtave te bere me manikyr, lyejini me pare mishrat rreth e rrotull thonjve me vazeline.
Lehteson venien e vatheve: Zhytini telat e vatheve ne vazeline, para se t’i vendosni ne vesh. Do shihni qe futen me lehte.
Heq me lehte unazat: Nqs nje unaze u del me veshtiresi nga gishti, lyejeni mire e mire me vazeline dhe ajo do dale pa asnje shqetesim.
Heq camcakezin: Vendosni vazelinen rreth e rrotull camcakezit, masazhojeni ate dhe do shihni qe do lahet shume lehte.
Kursen buzekuqin: Nqs u eshte thyer buzekuqi, merrni nje enet te vogel, hidheni aty dhe perzjejeni me vazeline. Do shihni qe behet nje shkelqyes buzesh i perkryer.