MYKU VAGINAL, TESTONI NJOHURITE TUAJA

MYKU VAGINAL, TESTONI NJOHURITE TUAJA

SHARE

Ankesa me e shpeshte e infeksionit nga myku vaginal eshte: Gjakrrjedhja; temperatura apo te kruarat?

Nese do vuanit nga nje infeksion mykotik ne vagine, ka shume te ngjare qe ju te ankoheni per te kruara ne zonen vaginale. Ankesa te tjera mund te jene nje ndjenje djegie, dhimbje gjate seksit dhe/ose gjate urinimit, dhe prania e sekrecioneve vaginale te trasha ne ngjyre te bardhe.

Sa perqind e femrave do te kalojne te pakten nje here gjate jetes infeksion nga myku?  25%; 40%; 75%.

Shumica e femrave do te kalojne te pakten nje here nje infeksion nga myku vaginal , dhe pothuajse gjysma e tyre do te kene dy ose me shume episode .

Infeksioni mykotik vaginal shkaktohet nga bakteriet: e vertete apo fallco?

Myket jane kerpudha. Shumica e infeksioneve nga myku shkatohen si pasoje e mbi-rritjes (rritjes se tepert) te nje kerpudhe te quajtur  Candida albicans. Candida albicans eshte zakonisht e pranishme ne vagine si dhe gjendet normalisht edhe ne goje, ne traktin tretes (zorre) si dhe mbi lekure. Porse ne disa situata te vecanta ajo mund te mbi-rritet.images candida

Infeksioni mykotik mund te transmetohet seksualisht: e vertete apo fallco?

Nje infeksion mykotik i vagines nuk konsiderohet nje infeksion seksualisht i transmetueshem. Porse egziston nje mundesi e vogel (rreth 15%) qe meshkujt mund te shfaqin simptoma (nje skuqje qe kruhet ne penis) mbas berjes se seksit pa prezervativ me nje femer te infektuar. Meshkujt qe nuk jane cirkumcizuar (te pa bere synet) kane nje risk me te larte per te shfaqur skuqje .

Dy te tretat e femrave te cilat marrin ne farmaci pa recete mjekime per te trajtuar nje infeksion vaginal nga myku nuk e kane ne realitet kete infeksion mykotik: e vertete apo fallco?

Nese dyshoni se keni nje infeksion mykotik vaginal porse nuk jeni e sigurte, atehere duhet te vizitoheni tek mjeku gjinekolog apo infeksionist. Simptomat tuaja mund te jene dicka tjeter, dhe mosmarrja e trajtimit te duhur mund te kete komplikacione serioze. Gjithmone pyesni mjekun perpara se te mjekoni vetveten per nje infeksion mykotik nese jeni shtatzene, nuk jeni diagnostikuar me pare me infeksion mykotik apo keni perjetuar infeksione mykotike te perseritura.

Femrat duhet te bejne rregullisht dushe (shplarje ) te vagines  per te parandaluar infeksionet nga myku: e vertete apo fallco?

Shumica e mjekeve rekomandojne qe femrat nuk duhet te bejne dushe (shplarje) te vagines. Dushet ndryshojne nivelin e aciditetit te vagines si dhe ekuilibrin e e organizmave qe jetojne normalisht ne te. Lani vetem palat e jashtme (buzet) e vagines  me uje te ngrohte dhe sapun te lehte.

Cilat nga veprimet e meposhtme mund te ndihmojne per te parandaluar nje infeksion mykotik te vagines: te brendshme prej pambuku; shmangia e banjave te nxehta; mosperdorimi i produkteve higjenike te parfumosura (spray, lines, tampon) apo te gjitha bashke?  

Ju mund ti pakesoni gjasat e prekjes nga nje infeksion nga myku duke veshur mbathje pambuku, te cilat jane me te fresketa sesa ato sintetike dhe nuk e mbajne djersen; shmangia e dusheve dhe sprajeve femrore te cilat mund te jene irrituese; shmangie e banjave shume te nxehta; nderrimi i shpeshte i tamponeve apo lineseve gjate ciklit; nderrimi i veshjeve te njoma dhe shmangia e veshjeve te ngushta dhe xhinseve .genital-itchiness

Ngrenia e kosit eshte nje trajtim efektiv per nje infeksion vaginal nga myku: e vertete apo fallco?

Disa tipe kosesh permbajne acidophilus (Lactobacillus acidophilus), e cila eshte nje tip bakterie  “miqesore” qe jeton ne organet e aparatit tretes, urinar dhe ate gjenital. Megjithate nuk ka te dhena te mjaftueshme shkencore per te pranuar se perdorimi i kosit trajton ne menyre efektive ose parandalon infeksionin mykotik vaginal.images JOGURT

Marrja e cilit nga keto mjekime mund te rrise shanset per te bere nje infeksion mykotik vaginal : pilulat kontraceptive; antibiotiket; kortizoniket apo te gjitha bashke?

Disa trajtime – perfshi pilulat kontraceptive, disa antibiotike dhe kortizoniket  – mund te ndryshojne balancen acide te vagines dhe te favorizojne rritjen e mykut, i cili mund te coje ne nje infekion vaginal.

Femrat nuk vuajne nga myku mbasi fillon menopauza: e vertete apo fallco?

Menopauza shkakton ndryshime hormonale, te cilat mund te ndikojne ne balancen e mykut apo bakterieve ne vagine dhe te coje ne shfaqen e infeksionit mykotik.

Infeksionet mykotike te shpeshta dhe te perseritura mund te jene te lidhura me nje problem tjeter shendetsor te fshehur: e vertete apo fallco?

Nje infeksion mykotik i perseritur perkufizohet si shfaqia e kater ose me shume episodeve te infeksionit ne nje vit. Infeksionet mykotike te perseritura mund te jene te lidhura me pranine e problemeve te tjera mjeksore si psh diabet ose infeksion HIV dhe mund te kene nevoje per nje mjek per ti trajtuar. Ato mund te shkaktohen gjithashtu nga myke qe jane rezistente ndaj barnave  antimykotike.