MORRAT QE MERREN PERMES MARREDHENIEVE SEKSUALE

MORRAT QE MERREN PERMES MARREDHENIEVE SEKSUALE

SHARE

Mund te duket qesharake dhe e pabesueshme, por permes marredhenieve seksuale mund te merren edhe ato qe quhen: Morrat pubike.

Cfare jane morrat pubike?

  • Morrat pubike jane nje infeksion seksualisht i transmetueshem. Ai shkaktohet nga paraziti i quajtur Phthirus pubis.

Si merren morrat pubike?

  • Mund te infektohesh me morrat pubike kur ben seks ose ke kontakt te ngushte trupor me nje person te infektuar.
  • Infeksioni eshte me i zakonshem tek te rinjte dhe te ata qe i nderrojne ne menyre te shpeshte partneret seksuale.
  • Edhe ne rast se ke kaluar perpara morrat pubike mund te infektohesh perseri.

Cilat jane simptomat e morrave pubike?

  • Mund te vesh re vezet ose format e rritura te parazitit te fiksuara pas qimeve te cilat mund te jene qimet pubike apo rreth anusit, te kembeve, parakrahut, gjoksit, rralle te qerpiket, vetullat, sqetulla, mjeker.
  • Ato mund te shkaktojne pucrra te skuqura te shoqeruara me kruarje ne zonen e lekures pereth.

A kam nevoje per ndonje test?

  • Jo, zakonisht diagnoza mund te vihet permes nje ekzaminimi objektiv ndonjehere duke perdorur edhe xham zmadhues.
  • Ndonjehere eshte e veshtire te shihen me sy te lire dhe mund te perdoret mikroskopi per te pare morrat.
  • Nese mendon se mund te kesh rene ne kontakt me morrat pubike apo infeksione te tjera ose nese ke simptoma qe flasin per morrat pubike duhet te shkosh tek mjeku dermatolog, gjinekolog apo infeksionist .
  • Nese ke morrat pubike duhet te testohesh edhe per semundje te tjera seksualisht te transmetueshme si HIV, gonorre, sifiliz, klamidia pasi mund te kesh me shume se nje infeksion ne te njejten kohe.

Cili eshte trajtimi per morrat pubike?

  • Morrat pubike trajtohen me solucion qe duhet te aplikohet ne te gjithe zonat me qime te trupit nga qafa e poshte. Ky solucion duhet te lihet per nje kohe te caktuar ne varesi te tipit te perdorur dhe mund te jete e nevojshme te perseritet pas nje jave.
  • Rrobat edhe carcafet duhet te lahen ne lavatrice me te pakten 50 grade celcius per te vrare morrat dhe vezet.

A duhet  te bej seks nese kam morrat pubike?

  • Duhet te shmangesh cfaredolloj kontakti te ngushte derisa ti dhe partneri te keni perfunduar trajtimin dhe te mos keni me simptoma.

Cilat jane komplikacionet e mundshme te morrave pubike?

  • Keto nuk shkaktojne probleme afatgjata ne shendet
  • Ndonjehere nevojitet nje trajtim i dyte nese nuk i pergjigjet mire mjekimit te pare
  • Per disa javesh mund te shikosh veze te ngordhura te parazitit neper floke. Nuk eshte nevoja ti heqesh apo te vazhdosh mjekimin.

Morrat pubike dhe shtatzania

  • Nuk ka asnje rrisk per mbarevajtjen e shtatzanise apo per bebin.

A duhet ti them partnerit tim?

  • Nese ke morrat pubike eshte e keshillueshme qe partneri seksual aktual dhe partneret ne te kaluaren te testohen dhe trajtohen.
  • Kjo sherben qe ti mos te marresh infeksionin serish .

Pikat kryesore

  • Morrat pubike jane infeksion seksualisht i transmetueshem.
  • Ato kalojne nga nje person te tjetri gjate seksit dhe/ose nga kontakti i ngushte trupor.
  • Trajtimi eshte i thjeshte.