MJALTI ME ARRA

MJALTI ME ARRA

SHARE

Mendohet se në natyrë gjithçka e ka një shpjegim dhe asgjë nuk është rastësore. Kështu, arrat për shembull janë simbol i intelektit, fal formës së tyre me dy hemisfera ( lobe) dhe sipërfaqes së rrudhosur që të kujton trurin e njeriut. Sigurisht, faktin që arrat bëjnë mirë për trurin, e mbështet edhe shkenca , për hir të përbërjes së tyre, veçanërisht tw pranisë së acideve yndyrore omega-3 të cilët janë esenciale për një shëndet optimal.

Arrat ndikojnë pozitivisht në shëndetin e organeve seksuale. Nutrientët e pranishëm në arra si zinku, hekuri, acidet yndyrore omega-3, acidi elagjik etj, janë të domosdoshme për funksionin dhe performancën optimale të organit seksual mashkullor. Arrat përmbajnë gjithashtu aminoacidin argininë i cili ndihmon në prodhimin e oksidit nitrik ,që nga ana e tij ndikon në dilatacionin ( zgjerimin) e enëve të gjakut në organet seksuale, duke ndihmuar në trajtimin e disfunksionit erektil.Honey-And-Walnuts

Kur arrat përzjehen me mjaltin, fuqia e tyre dyfishohet. Kjo ndodh sepse edhe mjalti është gjithashtu afrodiziak natyral dhe ka aftësi që të rritë nivelin e oksidit nitrik në gjak. Mjalti është gjithashtu i pasur në vitaminë E, vitaminat B kompleks dhe zink, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin dhe performancën seksuale.

Konsumoni përditë këtë përzjerje dhe shikoni rezultatet e shkëlqyera.