KUR DHE SI TE KERKONI NGRITJE PAGE

KUR DHE SI TE KERKONI NGRITJE PAGE

SHARE

 

Ndoshta në një periudhë të vitit shefi juaj kërkon që të bëjë ndryshime në paga, dhe prej ketyre ndryshimeve mund te perfitojne vetem disa prej te punesuarve.

Si ta shfrytëzoni këtë mundësi?
Negociatat si për pagën fillestare kur filloni një punë të re, ashtu edhe për rritjen e pagës nuk konsiderohen si negociata personale, ato janë transaksione biznesi, kështu që tregohuni të kujdesshëm gjatë këtyre negociatave. Nuk duhet të thoni se ju keni nevojë për ato para sepse kjo nuk është çështje që e shqetëson biznesin dhe nuk duhet as të thoni se pse kolegu juaj paguhet më shumë se ju, sepse kjo nuk është punë e juaja.

Gjithashtu, nëse kontrata juaj e punës nuk e përcakton, nuk duhet të kërkoni rritje në rrogë vetëm sepse ju keni punuar në kompani për një periudhë të gjatë, paga juaj do të rritet nëse vlera që ju i sillni biznesit duhet të vlerësohet më shumë sesa juve ju ofrohet aktualisht.

Si duhet të silleni kur bëni negociata për pagën fillestare?

  1. Mos i përmendni pritjet që keni ju për pagën para se intervistuesi t’ju pyesë. Duhet të keni parasysh se punëdhënësit favorizojnë më shumë ata kandidatë që kanë si motivim jo vetëm aspektin monetar.
  2. Nëse ju pyetet për pritjet që keni ju për pagën, duhet të thoni një rang të gjerë. Për shembull, mund të shpreheni “Unë e di se ky pozicion paguhet nga 50 000 – 70 000 leke dhe duke ditur aftësitë dhe eksperiencat e mia, mendoj se në këto nivele duhet të variojë dhe paga ime. Megjithatë, çdo gjë varet nga kushtet e tjera të punës, ne mund ta diskutojmë këtë aspekt edhe më vonë”.
  3. Gjatë intervistës mund t’ju kërkohet të shpjegoni se pse mendoni që paga juaj të ketë një nivel të lartë. Në një pyetje të tillë ju duhet të listoni të gjitha arritjet tuaja, si kanë ndikuar aftësitë tuaja në nivelet e suksesit që keni arritur dhe gjithashtu duhet të tregoni sesi këto aftësi mund t’ju ndihmojnë që të kontribuoni dhe të jepni vlerë të shtuar në kompani. Duhet të tregoheni të kujdesshëm të mos e teproni sepse mund të dukeni shumë krenarë me arritjet tuaja.
  4. Ju mund të shfrytëzoni edhe informacionet e tjera’ reale e konkrete, që lidhen me pagat në kompani të tjera në pozicione të njëjta. Nuk duhet të harroni se pagat ndryshojnë në varësi të qyteti ku ju jetoni.

Si duhet të silleni kur bëni negociata për rritjen e pagës?

  1. Zgjidhni kohën e duhur për të realizuar një bisedë të kujdesshme. Nuk duhet të kërkoni rritje page në një periudhë krize për kompaninë. Kështu do të dukeni sikur ju interesoheni vetëm për gjendjen tuaj financiare dhe nuk ju interesojnë sfidat me të cilat po përballet kompania. Ju mund ta shfrytëzoni këtë situatë për të treguar që ju keni aftësi për zgjidhjen e problemeve të ndryshme.
  2. Përgatituni me një listë të arritjeve tuaja të fundit në kompani. Duhet të bëni një bisedë shoqërore dhe me tone pozitive dhe gjatë saj mund të shpreheni se ndoshta meritoni pak më shumë vlerësim për arritjet tuaja.
  3. Nuk duhet të jepni ultimatume në ato që thoni, pasi kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet që keni me shefin tuaj.
  4. Negocioni edhe për mundësi të tjera që nuk lidhen me aspektin monetar. Ndoshta një rritje në detyrë ose pjesëmarrja në një projekt thelbësor për kompaninë mund të jenë mundësi që të zhvilloni karrierën tuaj.
  5. Mbylleni bisedën me tone pozitive duke e falenderuar shefin tuaj për kohën e tij.

 

Cila është dita më e mirë e javës kur ju mund të kërkoni rritje page?

Në librin e tij “Buy Ketchup in May and Fly at Noon”, Mark Di Vincenzo konsideron si ditë më të mira të enjten dhe të premten. Kjo, sepse këto dy ditë janë ditët e fundit të javës në punë dhe askush nuk do të donte të përfundonte në një konflikt para fundjavës, kështu negociatat janë më të suksesshme.

Ndërkohë, dita e mërkurë konsiderohet si një ditë jo e përshtatshme, kështu që përpiquni ta shmangni për të mos përfunduar në situata konflikti.

Pergatiti: Jetmira Zhuri