HIGJIENA INTIME PER VAJZAT NE MOSHEN E PUBERTETIT

HIGJIENA INTIME PER VAJZAT NE MOSHEN E PUBERTETIT

SHARE

Puberteti eshte udhetimi i femres drejt botes se te qenit grua. Ne kete moshe vihen re ndryshime brenda dhe jashte trupit. Mund te filloje hereshem, qe ne moshen 10 vjec apo dhe vone rreth moshes 16 vjec. Mosha mesatare eshte rreth 13 vjec. Kjo eshte mosha kur edhe ndryshimet fizike behen me te dukshme.

Pika me e rendesishme ne kete moment eshte edukimi i vajzave te kesaj moshe  per perballimin fizik te pubertetit.

LARJA

Zona intime e femrave eshte shume delikate dhe e prirur ndaj infeksioneve, nese nuk mbahet higjiena sic duhet. Kjo vjen pasi largsia midis rrugeve gjenitale dhe anale tek femrat eshte shume e shkurter.

Rregulli i arte eshte: larja e zones intime nga perpara mbrapa. Kjo menyre pengon bakteriet qe te pushtojne  zonen vaginale. e njejta menyre duhet zbatuar edhe gjate fshirjes.

Gjate ciklit menstrual: pecetat higjenike duhet te jene me permbajtje pambuku. Shmangini perberjet sintetike apo te aromatizuarat. Mund te shkaktojne alergji.
Nderrojini shpesh pecetat higjenike dhe lajeni e thajeni mire zonen gjenitale.

Pas larjeve shplarja duhet te jete shume e mire, per te shmangur      irritimet e zones gjenitale.

LARESIT

Sapunet: irritues per lekuren gjenitale, sigurohuni te beni shplarje te mire.

Laresit e lengshem: gjithashtu mund te shkaktojne irritime te zones gjenitale. Duhet te jene me Ph delikat.

Letrat e lagura: jane mjaft irrituese ndaj duhen perdorur vetem ne raste ekstreme.

NOTI

Pavaresisht faktit qe ne pishina perdoret klor per dezinfektimin e ujit, eshte e rendesishme te laheni para dhe pas hyrjes ne pishine.