HIGJIENA GJATE CIKLIT MENSTRUAL

HIGJIENA GJATE CIKLIT MENSTRUAL

SHARE
  1. Zgjidhni menyren e duhur te mirembajtjes

Sot ka shume menyra per kujdesin gjate ciklit menstrual duke nisur nga pecetat higjenike, tamponet dhe kupat menstruale. Perzgjedhja e tyre varet totalisht nga secila prej nesh.

  1. Gjate qendrimit ne organizem, gjaku menstrual kontaminohet. Ky rregull vlen edhe per ato dite kur nuk keni shume rrjedhje, pasi ka mikroorganizma nga vagina dhe ka djersitje nga gjendrat rreth e rrotull vagines. Ky kontaminim mund te beje infeksione te urines, infeksione vaginale dhe acarime te lekures.
  2. Nje pecete higjenike do nderruar, maksimmumi, cdo 6 ore. Nje tampon cdo dy ore, por…kujdes me keta te fundit. Jane te rrezikshem nese ngjiten me siper ne traktin gjenital dhe mbesin brenda per nje kohe te gjate. Mund te shkaktojne Sindromin e Shokut Toxik (per me shume shihni Derma Care Klinike Fan Page).
  3. Lahuni sa here nderroheni, jo vetem vaginen, por edhe buzet e saj dhe zonen rreth e rrotull. Nqs nuk keni mundesi te laheni, perdorni letrat e lagura intime ose letren e tualetit.
  4. Kujdes ne laresit qe perdorni. Lahuni me uje te ngrohte dhe me lares intim, por jo me dushe vaginale apo lares te zakonshem, pasi aciditeti i tyre mund te demtoje bakteret pozitive ne vagine.
  5. Perdorni tekniken e duhur per larje. Nga vagina drejt anusit dhe jo anasjelltas.
  6. Kujdes kur hidhni tamponet apo pecetat higjenike. Futini ato ne mbeshtjellesen e tyre dhe pastaj mbeshtillini me leter higjenike dhe me pas hidhini ne tualet.
  7. Mos perdorni tampon dhe pecete higjenike, apo dy peceta higjenike ne te njejten kohe. Kjo do beje te mos e kuptoni fluksin real te rrjedhjes qe keni pasur.
  8. Lahuni rregullisht. Ne disa kultura besohet se nuk duhet te laheni gjate periudhes se ciklit menstrual. Eshte totalisht e gabuar, pasi larjet duhet te vazhdojne normalisht.