HERPESI GJENITAL

HERPESI GJENITAL

SHARE

Cfare e shkakton herpesin gjenital?

  • Shkaktohet nga virusi Herpes simpleks (HSV). Jane dy lloje virusesh: HSV-1 dhe HSV-2. Ato jane viruse te ngjashme por me ecuri klinike te ndryshme.
  • Te dy tipet mund te prekin zonen gjenitale dhe anale (herpesi gjenital), hunden, gojen (ethja e buzes), ose duart dhe gishtat (panaricium). HSV-2 rralle here shkakton pucrat e etheve ne buze.
  • Virusi eshte i afte te futet ne trup permes shtresave te buta te gojes, vagines, rektumit, uretres (kanalit nga ku del urina) dhe poshte lafshes se penisit. Mund te futet edhe nga prerje te vogla ne siperfaqe te lekures.

Si merret herpesi gjenital?

  • Shumica e njerezve e marrin herpesin nga dikush qe nuk e di qe eshte i infektuar.
  • Mund te marresh herpesin nese kryen marredhenie seksuale me dike qe e ka infeksionin. Mund te jete permes seksit vaginal, seksit oral, seksit anal ose kontaktit te ngushte gjenital.
  • Menyra me e zakonshme e marrjes se herpesit eshte duke marre seks oral nga dikush qe i ka pucrrat ne buze ose eshte gati ti krijohen –kjo eshte shume e rralle per infeksionin e HSV-2.
  • Rralle here herpesi gjenital mund te merret nga dikush qe ka herpes ne gishta apo ne dore, duke prekur organet gjenitale te partnerit.
  • Ti mund te jesh i infektuar me virusin per jave, muaj madje edhe vite para se te shfaqen simptomat.

Cilat jane simptomat e herpesit gjenital?

  • Shumica e njerezve mund te mos kene fare shenja apo ankesa te dukshme. Rreth 1 ne 3 persona kane simptoma te herpesit gjenital brenda 4-5 ditesh nga momenti i infektimit.
  • Me raste virusi mund te jete i pranishem ne organizem me jave, muaj madje edhe vite para se personi te behet i vetedijshem per te. Nese ke simptoma nuk do te thote qe je i sapo infektuar.
  • Mund te ndihesh ne pergjithesi keq dhe te kesh shenja te ngjashme me gripin si temperature, lodhje dhe dhimbje koke. Kjo zakonisht pasohet me kruarje dhe ndjenje pickimi ne zonen genitale apo anale. Mund te formohen vezikula (pucrra apo flluska) te vogla te mbushura me leng te cilat cahen brenda nje ose dy ditesh, te cilat formojne krusta dhe pastaj sherohen.
  • Virusi pastaj behet i fjetur (inaktiv) dhe qendron ne organizem. Here pas here riaktivizohet (ri-shfaqet) dhe perhapet.
  • Edhe pse nuk shkakton simptoma, kur eshte i pranishem ne lekure apo mukoza ai eshte infektues.
  • Ndonjehere virusi behet aktiv shpesh duke shkaktuar episode te perseritshme te herpesit gjenital – kjo eshte e njohur si herpesi gjenital rekurent.
  • Tipikisht nje pacient i cili eshte diagnostikuar me HSV-2 do te kete 4-6 ri-shfaqe te semundjes cdo vit.
  • Shenjat dhe simptomat e rishfaqes jane zakonisht me te buta dhe sherohen me shpejt se sa shperthimi i pare. Zakonisht ka ndjenje shpimi dhe shenja te lehta te gripit para shperthimit. Disa paciente perjetojne kruarje ose dhimbje ne zonen e prekur para se te shfaqet vezikula. Vezikulat jane me te pakta ne numer ne krahasim me episodin e pare. Ato zakonisht prekin te njejten zone por mund te shfaqen edhe diku prane.

Cfare i shkakton rishfaqet?

  • Raportohen shkaktare si lodhja, stresi por ka pak te dhena per kete. Ferkimi nga seksi, masturbimi, veshje ose te brendshme te ngushta mund te shkaktojne rishfaqen e nje Ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet mund te shkaktoje rishfaqe.

A kam nevoje per ndonje test?

  • Po, nevojitet material nga vezikula ose pucrra per te vene diagnozen. Keto teste jane zakonisht shume te sakta dhe rezultatet duan me pak se 2 jave. Ky test eshte ne gjendje te tregoje cilin tip herpesi ke (HSV-1 apo HSV-2) gje qe do ti lejoje doktorit tend te jape informacion me te sakte per tipin tend te virusit.
  • Nese nuk ke simptoma te herpesit zakonisht nuk eshte e mundur te testohesh per infeksionin. Kjo ndodh sepse testi i gjakut i disponueshem nuk eshte shume i sakte dhe rezultatet mund te mos tregojne nese e ke infeksionin apo jo.
  • Nese mendon se ke simptoma te cilat mund te jene herpes, ose je i shqetesuar per infeksione te tjera duhet te shkosh tek mjeku specialist infeksionist, gjinekolog apo dermatolog.
  • Nese ke herpes duhet gjithashtu te testohesh per infeksione te tjera seksualisht te transmetueshme si HIV, sifiliz, klamidia,gonorre, pasi mund te kesh me shume se nje infeksion ne te njejten kohe.

Cili eshte trajtimi i herpesit?

Episodi i pare

  • Terapia me barna antivirale zakonisht eshte e rekomandueshme per episodin e pare, dhe e dhene brenda pak ditesh nga shfaqja e simptomave.
  • Eshte e rendesishme te mbash zonen te paster duke e lare zonen me uje te kripur te ngrohte.
  • Eshte e rendesishme qe te lash duart pasi te prekesh zonen e prekur.
  • Sigurohu qe te marresh sasine e nevojshme te lengjeve si uje ose lengje jo alkolike.
  • Disa paciente raportojne perfitime nga vendosja e masave te akullit (mos vendos akull direkt ne lekure) per deri ne nje ore ne nje kohe. Dushi i ftohte apo vendosja qeseve te cajit te lagura dhe te ftohta mund te jene qetesuese.
  • Veshja e rrobave te lira mund te jete lehtesuese.
  • Nese urinimi eshte i dhimbshem, urino ne dush ose derdh uje te ngrohte nga ibriku mbi gjenitalet e tua teksa urinon. Nese nuk je ne gjendje te urinosh pas disa oresh duhet te kerkosh ndihme mjekesore urgjent.

Herpesi rekurent

  • Nese rekurencat nuk shkaktojne asnje problem atehere nuk eshte e nevojshme te merret mjekim per to, pasi demtimet do te zhduken vete.
  • Disa njerez gjejne te dobishme te marrin terapi antivirale nese kane episode te rishfaqeve te dhimbshme te herpesit gjenital. Mjeku mund te jape tableta qe ti mbash ne shtepi dhe ti fillosh ne fillimin e shenjave te rishfaqes.
  • Nese ke rekurenca shume te shpeshta mund te perdoresh terapi parandaluese ditore qe te zhdukesh simptomat dhe te reduktosh rekurencat. Bisedo me doktorin tend nese kjo eshte nje gje qe ke deshire ta marresh ne konsiderate. Disa njerez e marrin kete terapi parandaluese qe te ulin rriskun per te transmetuar virusin.

A duhet te kryej marredhenie seksuale nese kam virusin?

  • Mund t’ja transmetosh virusin dikujt i cili nuk eshte infektuar me te njejtin tip herpesi si ti –psh HSV-1 ose HSV-2. Megjithate nese ke HSV-2 mund te infektosh dike qe ka HSV-1 dhe e kunderta, edhe pse ky risk mund te jete me i vogel se sa risku i te infektuarit te dikujt i cili nuk ka asnje tip herpesi.
  • Virusi ka shume mundesi te transmetohet pak perpara, gjate, dhe direkt pas nje episodi te herpesit, keshtu qe risku per transmetim te virusit mund te reduktohet duke shmangur seksin komplet gjate kesaj kohe.
  • Mendohet se shumica e njerezve me raste e perhapin virusin pa patur ndonje shenje apo simptome te herpesit gjenital. Kjo quhet: “perhapje pa simptoma”. Eshte e mundur te transmetosh virusin gjate ketyre periudhave; megjithate per shumicen e njerezve ky rrezik eshte i vogel.
  • Nje person ka me shume mundesi te perhape virusin ne vitin e pare pas marrjes se infeksionit dhe nese ka rekurenca.
  • Perdorimi i prezervativeve ka rezultuar ne pergjysmim te rrezikut te transmetimit te herpesit.

Herpesi dhe shtatzania

  • Nese je shtatzene, ose po perpiqesh qe te ngelesh, eshte e rendesishme qe te informosh mjekun tend dhe mamine qe ti ke herpes. Ata do te jene ne gjendje te japin keshilla per herpesin ne shtatzani. Rreziku i transmetimit te herpesit te bebi eshte i ulet nese je infektuar para shtatzanise. Doktori do te keshilloje se si ta ulesh riskun me shume.
  • Per meshkujt me herpes, partneret e te cileve jane shtatzene dhe nuk jane infektuar akoma me herpes, eshte e rendesishme qe ajo te mos marre herpesin gjate shtatzanise. Duhet te bisedosh me mjekun se si ta ulesh kete rrezik.

A duhet ti tregoj partnerit tim?

  • Informimi i partnerit per HSV ka treguar te ule riskun e mundesise se transmetimit te virusit.
  • Nuk mund te marresh herpesin gjenital nga perqafimi, perdorimi i perbashket i dushit, peshqirave, nga pishinat, ndenjesja e tualetit, perdorimi i perbashket i filxhanave apo setit te ngrenies.
  • Si perfundim risku i transmetimit te herpesit gjenital (te dy tipet) eshte 5-10% cdo vit. Risku i transmetimit te HSV-1 eshte me i ulet se ai i HSV-2.
  • Nese partneri nuk eshte infektuar akoma me HSV-2, atehere duke marre masa parandaluese do te ulet ne menyre drastike risku i transmetimit. Nese partneri eshte diagnostikuar me HSV-2 atehere ti nuk mund t’ja transmetosh virusin serish.