GJERAT ME TE KEQIA QE MUND T’I BEJME LEKURES SONE

GJERAT ME TE KEQIA QE MUND T’I BEJME LEKURES SONE

SHARE

NGACMIMI

Ngacmimi i pucrrave, heqja e qimeve apo gervishtja e saj, jane zakone qe mund te lene shenja te perjetshme ne lekuren tuaj. Mos e prekni me dore, eshte veprimi me i demshem per lekuren.

EKSFOLIMI

Perdorimi i scrubit pa kriter, e acaron shume lekuren dhe e ben ate mjaft te brishte perballe agjenteve atmosferike. Perdorini scrubet sic u thote dermatologu dhe vendosni zbutes ne kohen midis dy aplikimeve.

LARJA E TEPERT

Lekura nuk duhet lare me shume se dy here ne dite. Mbilarja e saj shkakton tharje dhe irritime, pasi prish ekuilibrat e lekures dhe demton yndyren e saj natyrale.

PERDORIMI I TE NJEJTAVE PRODUKTE GJATE GJITHE VITIT

Dimri eshte dimer dhe vera eshte vere. Cdo stine do perkujdesjen e saj, nje stine do kremera nutriente e tjetra hidratante, nje stine do faktor mbrojtes e tjetra permbajtje acidike. Konsultoni dermatologun tuaj per te bere blerjen ideale per lekuren e mos nxitoni te beni blerje sipas mendjes tuaj. Thjesht do harxhoni leke dhe nuk do keni perfitimin qe doni nga produktet.

KEQTRAJTIMI I LEKURES SE SYVE

Eshte lekura me delikate dhe me e holle ne fytyre. Kujdes kur e lani apo kur perdorni letrat e lagura. Mos e ferkoni shume pasi do beni zevendesimin e elastines me fibroblaste, duke i humbur elasticitetin.

EKSPOZIMI NE DIELL

Mjaft me folklorizmat e natyres: ku hyn dielli nuk hyn mjeku. Beni krahasimin e dy 37 vjecareve; njera punon ne are, nen diell, ndersa tjetra punon ne zyre. Kush duket me ere?