GABIMET QE BEJME ME LEKUREN TONE

GABIMET QE BEJME ME LEKUREN TONE

SHARE

Venia e nje sasie te madhe produktesh. Edhe produkti me i mire, po u vu me tepri kthehet ne i demshem. Kjo vlen si per kremerat edhe per laresit e fondatintat.

Venia e kremit me vonese. Kremi duhet vene tre minuta pas larjes se fytyres. Pas ketyre tre minutave, lekura fillon te dehidrohet.

Perdorimi i produktit te gabuar. Produkti i zgjedhur gabim, mund ta demtoje lekuren tuaj. Ndaj dhe perpara se te beni blerje te gabuara e te hidhni kesisoj leket dem, beni mire te merrni keshillat e dermatologut.

Ngacmimi i pucrrave. Eshte nje nder gabimet me te medha me lekuren tone dhe per kete kemi folur shpesh.

Perdorimi i sapuneve te forte. Eshte nje gabim qe con ne pakesimin e yndyres natyrale te lekures e per pasoje ne tharjen e saj. Zgjidhni produkte larese miqesore per lekuren dhe mos i perdorni me shume se dy here ne dite.

Perdorimi i tepert i scrub dhe maskave eksfoliuese. Nuk duhen perdorur me shume se 1 deri ne dy here ne jave.

Qendrimi per nje kohe te gjate ne diell. Dielli eshte faktori kryesor per plakjen e lekures. Shmangeni dhe perdorni produkte me SPF gjate dites. Lekura juaj do te jete plot jete dhe rrezellitese.

Pirja e cigares. Duhani demton cdo organ te trupit tone dhe per pasoje edhe organin me emrin lekure. Por kjo e fundit vuan dyfish nga duhanpirja, pasi eshte e para qe ekspozohet me te.

Mungesa e gjumit. Gjate nates shtohen proceset rigjeneruese te lekures dhe lekura qetesohet nga vuajtjet dhe stresi i perditshem. Flini mire dhe minimumi 7 ore ne dite.

Te flesh me make up. Eshte e tmerrshme dhe e demton shume lekuren. Poret mbyllen dhe tualeti ze vend mire ne rrudhat duke dobesuar elasticitetin dhe duke i thelluar ato.