FURCAT PER PASTRIMIN E LEKURES, SI FUNKSIONOJNE?

FURCAT PER PASTRIMIN E LEKURES, SI FUNKSIONOJNE?

SHARE

Pastrimi i lekures eshte nje nga hapat me te rendesishem per kujdesin ndaj saj, qe e nderrmarim ne kushtet e shtepise. Pikerisht ketij kujdesi i referohen vitet e fundit edhe furcat elektrike per pastrimin e saj.

Levizja e tyre perseritet ne trajte rrethore ose para mbrapa. Te kombinuara me laresin ato pastrojne fytyren dhe eksfoliojne lekuren, sidomos ne rastet kur aplikohet make up.

Perdorimin ideal ato e kane ne rastin e pacienteve me akne. Por problem mbetet fakti qe ka dhe raste kur nga mbiperdorimi i tyre shkaktohen djegie te shkalles se pare.

SI TA PERDORIM?

  1. Hiqni ne fillim tualetin. Perdorimi i furces nderkohe qe ne lekure ka tualet eshte i demshem. Heqjen e tualetit mund ta beni me nje leter te lagur apo me tampone te presuar.
  2. Perdorni nje lares per lekura te ndjeshme.
  3. Nderrojeni koken e furces sipas udhezimeve.
  4. Perdoreni vetem ne darke per te hequr papastertite, djersen dhe yndyren e dites.
  5. Mesoni si ta kontrolloni perdorimin e saj. Ne momentin e pare qe ndjeni irritim apo skuqje nderpriteni perdorimin.