FAKTE INTERESANTE PER THONJTE

FAKTE INTERESANTE PER THONJTE

SHARE

Ritmi I rritjes

Shpejtësia me të cilën rriten thonjtë është rreth 1 cm për 100 ditë, kështu ju mund ta mendoni vetë se sa u duhet thonjve të dorës tuaj të rriten ,atyre u duhen afërsisht rreth 4 – 6 muaj. Por nëqoftëse do të flasim për thonjtë e kembës, atyre u duhet një periudh kohe për tu rritur rreth

12 – 18 muaj. Prandaj thonjve të dorës u duhet një periudhe më e shkurtër kohe për tu rritur se sa thonjtë e këmbës.

Thonjte me rritje te shpejte dhe te ngadalte

Fakti më interesant për thoin e gishtit të mesit është qe ai rritet me shendetshem e më shpejtë se thjonjtë e tjerë, ndërsa thoi i cili rritet me ngadale, është ai i gishtit të madh të dorës.

Jo jete pas vdekjes

Një legjendë shumë e zakonshme midis njerëzve është se thonjtë vazhdojnë të rriten edhe pas vdekjes. Por faktet tregojnë se trupi pasi vdes, është i prirur për tu reduktuar në madhësi ndërsa thonjtë jo. Kjo mesa duket jep ndjesine se thonjtë rriten edhe pas vekjes.

Ndryshojne sipas temperatures

Rritja e thonjëve është gjithashtu e influencuar edhe nga ndryshimi i temperaturës. Psh: thonjtë mendohet se rriten më shpejt në verë dhe në kushte të ngrohta ,zakonisht gjatë ditës ndryshe nga dimri dhe temperaturat e ftohta, ku rritja e thonjve është më e ngadalshme. Thonjtë tuaj rriten më shpejtë gjatë ditës se sa gjatë natës.

 

Burrat VS grate

Burrat priren të kenë një rritje më të shpejtë të thonjve në ndryshim nga grate.

 

Nuk djersijne

Një fakt shumë interesant është që thonjtë nuk djersijne. Ne kemi një tendencë për të besuar që thonjtë djersijne. Por thonjtë nuk djersijnene kuptimin e plotë te fjalës pasi thonjtë nuk përmbajnë gjëndra djerse.Edhe pse ka raste kur ju vërtetë shihni djersë rreth e përqarkë thonjve kjo është pasi lëkura përqark thonjve përmban gjëndra të djersës.

Pini uje per thonj te shendetshem

Pirja e ujit eshte shume e nevojshme per nje trup te shendetshem, kjo eshte shume e vertete. Ne qofte se trupi juaj ka mungese te ujit, atehere thonjte tuaj mund te thahen, e cila nuk eshte nje shenje e mire.

 

Supersticiozitete

Shpeshë herë mund të kemi dëgjuar shprehje supersticioze si psh: nuk është mirë ti presësh thonjtë natën, sepse sjell fat të keq. Nuk ka një teori për të shpjeguar këtë bestytni dhe I vetmi shpjegim i mundshëm i kësaj hipoteze është që, në qoftë se thonjtë nuk i presim në prani të dritës, mund të dëmtojme lëkurën përqark.

 

 

Mirembajtja e thonjve

Thonjtë e gjatë mund të mbajnë shumë mikroorganizma, të cilat janë të dëmshme për trupin tuaj. Ndaj, rregullisht duhet ti prisni e ti mbani pastër thonjtë. Kjo rutinë do ju ndihmojë të mbani larg cfarëdo lloj papastertie e mikrobi, të cilat vendosen poshtë thonjve.

 

Thonjte me te gjate ne bote

Thonjtë me të gjatë ne bote, I ka nje grua Indiane. Thonjte e saj arrijne nje gjatësi prej 121.92cm.