ENI LENA, MAKE UP ARTIST

ENI LENA, MAKE UP ARTIST

SHARE

Eni Lena ka lindur ne Tirane. Me nje pasion te hershem ndaj te bukures, ajo ju dedikua po aq heret artit te make-up duke shkrire me njera tjetren tonalitetet e ngjyrat e emrave me te njohur te produkteve te make up dhe dritehijet e krijuara nga dora e njeriut. Portretit femeror, te krijuar me hijeshi prej saj, I shtohen stilimet e kornizes se bukurise: flokeve.

E guximshme dhe moderrne, e mireinformuar per cdo ndryshim dhe tendence, Eni Lena eshte nje emer I pakontestueshem sot, ne boten e Back Stage te pasarelave shqiptare dhe ne kurimin e imazhit te zonjave dhe zonjushave .

Nje nder make up artistet e preferuara nga Fadil Berisha gjate aktivitetit te tij ne Tirane, me pervoje te gjate pune ne ambientet e gjigandit Mediatik Top Channel, Eni Lena eshte pjese edhe e portalit Beauty Care, per tu dhene keshilla te vlefshme per kurimin e fytyres suaj si ne jeten e perditshme, edhe ne evente me miq e familjare, por edhe ne evente shume personale, qe mund te shenjojne jeten tuaj.