ELIZABETH TAYLOR, PERENDESHA E FUNDIT E HOLLYWOODIT

ELIZABETH TAYLOR, PERENDESHA E FUNDIT E HOLLYWOODIT

SHARE

Lindi nga nje cift amerikanesh me banim ne Britani ne 1932. Babai i saj ishte nje sipermarres arti, ndersa nena e saj nje aktore modeste. Qe e vogel kishte nje bukuri te rralle; sikurse e pershkruanin: nje koke ekzotike mbi shpatullat e trupit te nje femije. Me shperthimin e luftes ne 1939 babai i saj zhvendoset ne Kaliforni. Aty ai hap nje galeri arti, ndersa nena e saj nis te gjeje role per vogelushen me sy vjollce. image

image

Kontrata e pare u be me MGM me filmin “Lassie come home”. Por shpirti i saj artistik shpertheu ne moshen 12 vjec me filmin “National Velvet”. Fillimisht nuk u pranua per rolin pasi ishte shume imcake, por pas tre javesh stervitje dhe diete te fuqishme rikthehet ne studiot e kompanise dhe e merr rolin. image

Ja doli me sukses te rrinte ne kinema edhe ne moshen tranzit nga femijeria ne rini, ndryshe nga paraardheset e saj si Shirley Temple te cilat kishin deshtuar ne kete tranzicion.

Me bukurine e saj te qashter kishte krijuar nje rreth mbrojtes per te ne sheshet e xhirimit, ku i kontrolloheshin deri gjatesite e fustaneve.

Martohet ne moshen 18 vjecare me Nickey Hilton, pasardhes i Hiltoneve te famshem. Rezultoi qe pasaniku ishte nje piajanec i papermbajtshem qe e dhunonte aq shume Elizabeth sa qe kjo humbi shtatzanine e saj te pare. image

Sapo divorcohet me Hilton, martohet me nje aktor 20 vjet me te madh se ajo. Qendrojne pese vjet te martuar dhe nga martesa me Michael Wilding lindin dy djem.

Ne 1957 lidhet me Mike Todd, producent. Ishte sic e pershkruante ajo, mashkulli i saj ideal: potent, mashkullor, protektiv. Ai e adhuronte Taylorin si askush tjeter duke e mbuluar me diamante e pelice. Bashke paten nje vajze ,por fatkeqesisht Mike humbet jeten ne nje aksident ajror me avionin e vogel te cilit i kish vene emrin “Lucky Liz”. Taylor e vuajti shume humbjen e tij dhe qetesuseve qe Bota e Fames ja kish imponuar ne femijeri u shtoi edhe alkoolin.image

Ne 1959 martohet me Eddie Fisher, burri i saj i katert.

Gjate kesaj ohe vetem po rritej artistikisht dhe shpesh vihej ne te njejtin nivel me Sofia Loren e Gina Lolobrigida, divat italiane qe i kishte zili Hollywoodi. Kulmi i saj erdhi me filmin Cleopatra ku u njoh me ate qe e quante “burri i vetem i jetes se saj” Richard Burton. Kimia seksuale mes tyre u shfaq qe ne skenen e pare te filmit, ku nuk po ndalnin se puthuri, aq sa regjisori u thirri: “mjaft tani, eshte koha te hame dreke”.image image

Martohen ne 1964 dhe ishin cifti me ekstravagant i pare ndonjehere qe nga lufta e dyte Boterore. Duheshin shume, por martesa u kthye ne nje beteje me alkolin qe Liz Taylor pinte dhe me shpenzimet e saj maramendese. Divorcohen ne 1974 dhe rimartohen ne 1975, per tu ndare serish pas nje viti.

Martohet per here te 7te me nje senator, me endrren per te hyre ne Washington. Nderkohe mbipesha e saj kish vene ne alarm Hollywoodin. Shume shpejt divorcohen.

Shume  e cuditshme ka qene miqesia e saj qe nisi kur isht 52 vjec me 26 vjecarin Michael Jackson.  Kjo miqesi komentohej gjate ne media. Nderkohe mosha po e vinte perposhte: osteoartriti dhe pneumonite po e mundonin shume, po aq sa alkooli  e qetesuesit qe konsumonte. image

Martohet serish ne 1991 ne nje martese qe zgjati 7 vjet. Vdes ne moshen 79 vjecare duke lene pas nje pasuri prej 360 milione dollare dhe nje fondacion per luften kunder AIDS. Personazh i adhuruar, me nje jete te cuditshme, sidomos seksuale, deri ne kufijte e nimfomanise, por perjetesisht e pazevendesueshme, sepse ajo eshte Liz Taylor, Perendia e fundit e Hollywood!image