E VERTETA LAKURIQ MBI KONDOMET (PREZERVATIVET)

E VERTETA LAKURIQ MBI KONDOMET (PREZERVATIVET)

SHARE

1.Cili eshte gabimi me i shpeshte qe behet me kondomet (prezervativet)?

Ta vendosesh ate gabim. Kjo eshte e vertete sipas nje vrojtimi te kryer nga Shoqata e Shendetit Seksual Amerikan. Shpesh meshkujt e vendosin prezervativin ne anen e gabuar dhe pastaj e heqin per ta vene ate nga ana e duhur. Gabimet e tjera qe behen jane vendosja e tij shume vone apo heqja e tij para kohe.

2.A ka rendesi permasa kur vjen puna tek kondomet?

Po ka! Kondomet e zakonshem me permasa normale jane OK per shumicen e meshkujve. Megjithate eshte e rendesishme qe te perdoret nje kondom qe pershtatet mire, pra qe nuk vjen as me i shkurter, as me i gjate apo as me i ngushte. Nje kondom mbron vetem ate zone qe eshte e mbuluar. Nje kondom me i shkurter mund te lejoje infeksionet te kalojne nga nje partner tek tjetri. Nje kondom qe vjen me i madh mund te rreshkase gjate seksit. Cili eshte me i pershtatshmi per ju? Nese ju apo partneri juaj keni permasa me te medha se 18 cm gjatesi apo 12 cm perimeter, ju mund te keni nevoje per nje mase me te madhe se ai i zakonshmi.

3.Kondomet u shpiken nga Erl of Condom, mjeku personal i mbretit Charles te II?

Jo! Ne fakt mbetet nje mister se kur dhe si u shpiken kondomet. Nje histori qe tregohet thote se Dr. Condom i jepte kellefe prej lekure Mbretit Charles i II per te parandaluar shtatzanite e padeshiruara. Por shumica e eksperteve nuk e besojne kete histori. Disa shkencetare thone se Egjiptianet e lashte perdornin kondome te ngjyrave te ndryshme. Porse pershkrimet me te hershme te kondomeve jane te vitit 1564. Nje mjek anatomist Italian deklaronte se kishte shpikur nje kellef prej linoje, ti cilin ja dha 1100 burrave per ti perdorur dhe mbrojtur nga sifilizi. Ne fakt asnje prej tyre nuk u semur nga sifilizi.

  1. A eshte vaji i bebeve apo vazelina nje lubrifikant i mire?

Jo! Ju jeni i zgjuar per te perdorur nje kondom prej lateksi, porse lubrifikantet me baze vaji si psh vazelina apo vaji i bebeve e demtojne lateksin. Bej kujdes te perdorni vetem lubrifikante me baze uji si psh xhel K-Y apo edhe uje apo peshtyme. Nese nuk jeni i sigurte cfare lubrifikanti te perdorni, atehere blini nje kondom qe eshte i lubrifikuar!

  1. A kontrollohen kondomet per vrima nga autoritetet?

Po! Prodhuesit e kondomeve, po ashtu edhe agjensite pergjegjese shteterore ne shtetet perendimore bejne kujdes qe kondomet qe ju blini jane ata te duhurit. Inspektoret kontrollojne nje kampion kondomesh duke i mbushur ato me uje per te pare nese kane rrjedhje. Mesatarisht, 996 nga 1000 kondome te testuar duhet ta kalojne testin. Bej kujdes te mos e besh edhe ti te njejten prove me kondomet qe do te perdoresh. Kjo mund ti dobesoje ato!

  1. Te gjithe tipet e kondomeve te mbrojne njelloj?

Jo! Ka tre tipe kondomesh – lateksi, poliuretani dhe prej zorreve te kafsheve. Te tre tipet parandalojne shtatzanine, porse mbrojtja nga semundjet eshte nje histori tjeter. Kondomet organike apo prej lekures se kafsheve jane bere nga zorret e deles. Ato nuk te ndihmojne per te parandaluar infeksionet seksualisht te transmetueshme. Edhe pse sperma nuk e pershkon kete tip kondomi, bakteret dhe virsuret munden. Kondomet prej lateksi jane me te perdorshmit dhe me te liret gjithashtu. Kondomet prej poliuretani jane te mire per personat qe jane alergjike ndaj lateksit.

  1. A jane kondomet menyra me e zakonshme e kontrollit te lindjeve ne Perendim?condom_bra

Jo! Kondomet jane te kollajte per tu gjetur dhe perdorur dhe nuk kane nevoje per recete per tu blere. Plus, kondomi eshte e vetmja forme e kontrollit te lindjes qe ul riskun e shtatzanise dhe te semundjeve seksualisht te transmetueshme. Megjithate shumica e grave 15-34 vjec ne Perendim perdorin pilulat si formen kryesore te kontracepsionit. Femrat tipike ne Perendim perdorin kondomet kur fillojne te bejne seks. Pastaj ato kalojne tek pilulat deri ne momentin qe duan te kene femijen e pare. Megjithate gjithnje e me shume femrat po perdorin prezervatin si nje forme e kontrollit te lindjes. Perpara 1985, 34% e grave ne Amerike qe kishin bere seks para marteses perdornin nje kondom tek partneri i tyre kur kishin bere seks heren e pare. Ne 2008, 72% e tyre e kishin bere kete gje.

  1. Perdorimi i dy kondomeve e dyfishon mbrojtjen!

Jo! Vendosja e dy kondomeve nuk do e dyfishoje mbrojtjen ose kenaqesine. Vendosja e dy kondomeve mund te shkaktoje ferkim midis tyre duke shtuar rriskun e carjes.

  1. Nese perdoren ne rregull, sa te sigurte jane kondomet?

98%! Nese perdoren ne rregull, kondomet kane nje histori te sigurte suksesi! Keshilla: Vendosni nje kondom te ri perpara cdo kontakti seksual. Ki kujdes te mos e terheqesh kondomin shume ne maje duke e lene rezervuarin te lire. Bej kujdes gjate terheqjes dhe gjate heqjes qe ai te mos rreshqase dhe sperma te mos derdhet jashte.

  1. Cili eshte vendi me i mire per ti mbajtur kondomet?

Sirtari apo komoja juaj ne ane te shtratit. Nese partneri juaj nxjerr nje kondom nga kuleta e tij, mos perto por nxito per tek farmacia me e afert per te blere nje te ri. Kondomet mund te demtohen kur ekspozohen ndaj  ajrit, ndaj drites apo te nxehtit apo kur palosen. Vendi me i pershtatshem eshte sirtari apo komoja juaj. Kontrollo daten e skadences mbi paketim perpara perdorimit. Shumica e kondomeve mund te kene nje afat perdorimi prej 3 deri 5 vjetesh. Nese kondomi duket i thate apo i forte kur e nxirni nga paketimi, hidheni ate dhe merrni nje tjeter. Nese doni te merrni me vete nje kondom, atehere mund ta mbani ate per disa ore ne xhepin e perparshem apo ne cante.

  1. Si hapet mbeshtjellsja e kondomit?

Asnjehere mos e hap ate me gershere apo me thonj. Ju mund ta cani ate!