DUSHET VAGINALE, TE DOBISHEM APO TE DEMSHEM?

DUSHET VAGINALE, TE DOBISHEM APO TE DEMSHEM?

SHARE

Reth 20% deri 40% e grave ne Amerike te moshes 15 deri 44 vjec pohojne se perdorin dushet vaginale. Te pyetura per aresyet, ato pohojne se pervec faktit te te ndjerit me te fresketa, ato bejne dushe vaginale per te hequr ererat jo te kendshme nga vagina, per te shplare gjakun menstrual pas ciklit menstrual, per te parandaluar marrjen e semundjeve seksualisht te transmetueshme dhe per te parandaluar nje shtatzani pas kryerjes se mardhenieve seksuale.

Megjithate, ekspertet e shendetit thone se berja e dusheve nuk eshte efektive per asnje nga keto qellime apo perdorime. Ato paralajmerojne gjithashtu se berja e tyre mund te rrise rriskun e infeksioneve, komplikacioneve te shtatzanise dhe problemeve te tjera shendetsore.

Cfare jane dushet vaginale?

Fjala “douche” vjen nga Frengjishtja dhe do te thote “laj” apo “njom”. Kjo eshte nje metode per te lare vaginen, zakonisht me nje perzierje uji me uthull. Dushet e pergatitura komercialisht qe shiten ne supermarkete permbajne antiseptike dhe parfume. Nje paketim i douche mund te jete ne shishe apo qese, me permbajtjen e lengshme te se ciles behet shplarje apo  lavazh ne vagine permes nje tubi.

Cilat jane avantazhet e dushit vaginal?

Disa gra thone se berja e dusheve i ben ato te ndjehen me te pastra. Megjithate ka shume pak te dhena  shkencore rreth perfitimeve nga dushet vaginale. Nje studim ka pare se kryerja e dusheve vaginale gjate 6 muajve para nje shtatzanie ul riskun e lindjes parakohe. Megjithate, ne te njejtin studim, kryerja e dusheve gjate shtatzanise conte ne rritje te rriskut per lindje parakohe.

Cilat jane dizavantazhet e berjes se dusheve vaginale.

Rreziqet qe vijne nga berja e dusheve vaginale i tejkalojne shume perfitimet prej tyre. Disa nga problemet e lidhura me dushet vaginale:

  • Infeksionet vaginale (vaginoza bakteriale). Berja e dusheve prish balancen natyrore te bakterieve ne vagine (quhet flora vaginale natyrale). Keto ndryshime krijojne kushtet e favorshme per rritjen e bakterieve qe shkaktojne infeksione. Studimet kane treguar qe grate qe kane ndaluar se beri dushet vaginale ishin me pak te predispozuara per te patur vaginoza bakteriale Vaginozat bakteriale rrisin rrezikun e lindjes para kohe dhe endometriozes (semundje e cipes se mitres).
  • Semundja inflamatore e pelvisit (SIP). SIP eshte nje infeksion i mitres, tubujve dhe /ose e ovareve. Studmet kane pare se grate qe praktikojne dushet vaginale mund te kene rrisk me te larte prej 73% per te bere SIP.
  • Komplikacionet e shtazanise. Grate qe bejne dushe me shume se nje here ne jave kane me shume veshtiresi per te mbetur shtatzena se ato qe nuk bejne dushe vaginale. Berja e dusheve mund te rrise rrezikun e barres ektopike (jashte mitre) prej me shume se 76%. Gjate nje barre ektopike, embrioni fiksohet jashte mitres. Sa me shume te besh dushe aq me shume rritet rrisku i berjes se nje barre jashte mitre.
  • Kanceri cervikal. Berja e dusheve nje here ne jave mund te rrise mundesite e shfaqes se kancerit cervikal.

A duhet nje grua  te beje dushe vaginale?

Sipas eksperteve te shendetit, perfshi Kolegjin Amerikan te Obsteterve dhe Gjinekologeve, ju duhet ti shmangni dushet vaginale. Nje ere e lehte e vagines eshte normale. Megjithate, nese vini re nje ere te forte e te rende nga vagina, ajo mund te jete nje shenje e nje infeksioni per te cilin duhet te vizitoheni tek mjeku. Aciditeti i vagines i kontrollon ne menyre natyrale bakteriet, dhe larja e vagines me uje te ngrohte dhe sapun te lehte neutral eshte nje metode e mjaftueshme per tu mbajtur paster.