COCO CHANEL

COCO CHANEL

SHARE

images (1)

 

Me kostumet e markes se saj dhe fustanet e vogla te zeza, coco Chanel krijoi designe te pakoha, qe vazhdojne te hene popullore edhe ne ditet e sotme.

images

JETA E HERSHME

Lindi ne 19 Gusht, 1883 ne Saumur, France. Emri I vertete eshte Gabrielle Bonheur Chanel. U be ikone e stilit e njohur per fustanet e thjeshta me aksesore te rende, si perlat shumevargshe. Sikurse vete Chanel ka thene: Luksi duhet te jete comfort, ndryshe nuk eshte luks.

Jeta e saj e hershme nuk kishte asgje luksoze. Pas vdekjes se nenes, babai e coi ne jetimore ku u rrit nga murgeshat qe e mesuan se si te qepte. Emri Coco erdhi nga puna e meparshme ne Klubet e nates. Vete Chanel thoshte qe emri erdhi nga version I shkurtuar I “cocotte” (femer qe mbahet nga te tjeret).

PIONIERE E MODES DHE E PARFUMEVE

Rreth te 20ave, ne 1910 pas dy aventurave me dy nder milioneretr e Parisit, coco hap dyqanin e pare te saj per kapele ne Paris. Me vone jap edhe dy dyqane te tjera dhe nis te shese edhe rroba. Ne 1920 nxjerr parfumin e saj te pare Chanel No.5, qe ishte edhe I pari parfum me emrin e prodhuesit te vet.

download

KOSTUM DHE FUSTAN I SHKURTER I ZI

Ne 1925, nxorri xhaketen legjendare Chanel me gryken pa jake dhe fundin e puthitur mire pas trupit. Veshjet e saj ishin revolucionare per kohen, me detaje te huazuara nga veshjet mashkullore. Ajo ndihmoi femrat qe te shkeputeshin nga korseja.

Nje tjeter sukses legjendar I saj ishte edhe fustani I vogel I zi. Ajo mori te gjitha ngjyrat e mengjesit dhe tregoi se sa shik dukeshin ato ne veshjet e mbremjes.

JETA DHE SKANDALET

Nje nder romancat e rendesishme te Chanel nisi ne 1920. Ajo u takua me nje duke te pasur te Westminster dhe kaluan bashke rreth 10 vjet. Kerkeses se tij per martese ju pergjigj me fjalet: ” ka disa Dukesha ne Westminster, por vetem nje Chanel!”

Depresioni ekonomik I 1930, pati impact negative ne kompanine e saj, poe shperthimi I Luftes se Dyte Boterore, beri qe te mbyllte biznesin, mbyllte dyqanet dhe te pushonte punetoret. Po gjate Luftes se Dyte nisi marredhenie me nje Oficer nazist, Hans Gunther von Dincklage. , gjate pushtimit te Frances. Ajo mori leje te posatshme qe te jetonte me te ne Hotelin Ritz. Pas mbarimit te luftes, u mor ne pyetje per marredhenien me von Dincklage, por nuk u denua si bashkepunetore. Gjithmone ne kete histori eshte besuar se madame Coco kishte mbeshtethen e Winston Churchill . Si pasoje e gjykimit te opinionit publik, le Parisin dhe vendoset ne Zvicer.

Ne moshen 70 vjecare, beri nje rikthim triumfator ne boten e modes. Ne fillim mori kritika shkaterrimtare per designet e saj, por stili I saj comfort dhe shume femeror, beri qe veshjet e saj te pushtonin mbare tregun e modes.

 

SHARE
Artikulli tjetërSI TA ZGJEDHIM KREMIN KUNDER MOSHES: