CILET JANE NJEREZIT, LEKURA E TE CILEVE I TERHEQ ME SHUME MISHKONJAT?

CILET JANE NJEREZIT, LEKURA E TE CILEVE I TERHEQ ME SHUME MISHKONJAT?

SHARE

Jane disa arsyet se perse lekura e disa njerezve eshte me terheqese se e disa te tjereve per mishkonjat.

Dioksidi i karbonit

Ndodhet ne ajrin qe nxjerrim gjate procesit te frymemarrjes. Dioksidi i karbonit del me shume ne individet qe kane frymemarrje me te shpeshte si: njerezit me peshe te rritur, femrat shtatzane, apo ata qe bejne ushtrime gjimnastikore, vrap apo palester.

Nxehtesia

Nje lekure e nxehte eshte shume terheqese per mishkonjat. E nxehte lekura eshte serish ne njerezit qe kane aktivitet te rritur metabolik si atletet apo femrat shtatzane.

Alkooli

Kur e konsumojme, avujt e tij dalin nga trupi yne permes frymemarrjes dhe djerses. Sipas nje studimi, avujt a alkoolit jane shume terheqes per mishkonjat. Kijeni parasysh kete, kur gjate veres te darkoni ne nje ambient te hapur.

Gjenet

Per kete duhen fajesuar prinderit. Eshte shume individuale terheqja qe u behet mishkonjave dhe disa njerez gjenetikisht jane me te predispozuar se te tjeret.

Cfare te bejme per te evituar pickimet e tmerrshme te ketyre insekteve bezdises?

Shmangni muzgun. Eshte momenti kur mishkonjat jane me te uritura.

Perdorni spray mbrojtes ndaj pickimeve.

Rroni afer ventlatoreve. Mishkonjat jane fluturuese shume te dobeta dhe rrymat e ajrit i corientojne.

Mbani me vete krem “pas pickimit”, nqs e dini qe e kane shume qejf lekuren tuaj.