CFARE SEMUNDJESH MUND TE MARRIM NGA NDENJESJA E TUALETIT?

CFARE SEMUNDJESH MUND TE MARRIM NGA NDENJESJA E TUALETIT?

SHARE

Njerezit vertet tremben nga ndenjeset e tualetit dhe semundjet qe mund te marrin prej tyre. Ne nje studim te bere ne Britanine e Madhe, 85% e femrave deklaruan se urinojne gjysem ulur ose hipin mbi buzet anesore te tualetit. Ndersa 12% e veshin ndenjesen me leter. Vetem 3% uleshin direkt mbi ndenjesen e tualetit.

Po cfare semundjesh mund te merren vertete?

Ne teori shume, por praktikisht ndenjset e tualetit jane me pak te rrezikshme se shume siperfaqe te tjera:

  1. Mos u shqetesoni per Semundjet Seksualisht te Transmetueshme. Nuk ka te dhena mjeksore qe mund te marresh nje SST ndersa perdor tualetin.
  2. Morrat nuk mund te perhapen nga ndenjeset ne tualet. Ata nuk u mbijetojne dot siperfaqeve te pajeta si druri, plastika apo porcelani.
  3. Mikrorganizmat qe jane gjetur ne tualete jane: Hepatiti A,   Stafilokoku, E. coli, Shigella dhe streptokoku. Edhe Ebola besohet te jete nje prej tyre, ndaj kujdes ne aeroporte.
  4. Letrat e lagura antiseptike i reduktojne keto mikroorganizma me 50%.
  5. Eshte me lehte te transmetohen ne nje lekure qe eshte e care ose e demtuar.
  6. Mbajtesja e sapunit, mbajtesja e letrave, rubineti dhe doreza e deres se tualetit, jane shume here me te pista se vete ndenjesja e tualetit.

SI DUHET TE SILLEMI NE TUALET?

  1. Mos e prekni me dore butonin qe zbraz tualetin . Perdorni nje leter per ta shtypur.
  2. Pasi lani duart, perdorni nje leter nga ato me te cilat fshijme duart per te mbyllur rubinetin dhe per te hapur deren.
  3. Kur thani duart me tharese, mbajini duart shume afer thareses, por kujdes most a prekni me dore ate.