CFARE PELQEJNE MESHKUJT NE FYTYREN E FEMRAVE

CFARE PELQEJNE MESHKUJT NE FYTYREN E FEMRAVE

SHARE

Megjithese femrat perpiqen shume per pamjen e tyre duke u grimuar dhe duke perdorur bizhu pa fund, per te qene terheqese, nuk jane keto ato qe meshkujt shohin.

Sipas nje studimi te bere ne Britani, u pyeten meshkuj te rastesishem qe kalonin ne rruge. Te intervistuarit u pergjigjen duke thene  qe u pelqejne fytyrat e thjeshta.

Ne nje tjeter studim ne France u moren 168 femra te bardha te moshes 18 deri ne 26 vjec. Grave ju bene fotografi dhe fotot u edituan ne menyre qe koka e tyre te kishte te njejten madhesi. Sfondi i fotove u be i zi dhe floket e qafa u sfumuan.

U moren 169 meshkuj ne testim. Vullnetaret u ulen ne karrige dhe ju kerkua te shenonin sa te terhequr ndjeheshin nga foto qe kishin perballe duke e vene nivelin e terheqjes nga 1 ne 20. grupi i pare u ngrit ne Montpellier.

Grupi i dyte me 156 meshkuj u mor ne Paris. U perdor e njejta menyre vleresimi per fytyren me terheqese.

Pasi u perpunuan te dhenat nga te dy grupet, u vu re se rezultatet perputheshin plotesisht.

“Fytyra” femerore qe fitoi ishte me keto karakteristika: lekure e bute, pak rrudha dhe tipare jo te mprehta. Fytyrat “fituese” ishin te thjeshta ne pamjen e tyre dhe kjo perputhet edhe me proceset perzgjedhese te trurit. truri i njeriut eshte i prirur qe gjene e thjeshte ta perceptoje si me te bukuren.

E thjeshta, e buta dhe e reja, jane shenja te pjellorise. Ky studim perputhet plotesisht edhe me Teorine e Evolucionit te Darvinit. Bukuria nuk eshte nje proces qe u zhvillua fale seleksionimit natyror dhe as ekziston si koncept per arsye te thjeshta estetike.

Perzgjedhja behet nga mekanizma te trurit te ndikuar nga faktore biologjike, kulturore dhe individuale, por ne baze te te cileve mbetet THJESHTESIA e pamjes se njeriut qe na terheq.