CFARE NUK DINI PER CIKLIN MENSTRUAL

CFARE NUK DINI PER CIKLIN MENSTRUAL

SHARE

DISA FEMRA JANE NE GJENDJE TE NDJEJNE OVULACIONIN

Ovulacioni eshte momenti ne trupin femeror kur veza clirohet e gatshme per te kontaktuar spermatozoidin. Zgjat nje ose dy dite. Gjate kesaj periudhe gjiri tendoset, rritet sasia e mukusit qe clirehoet nga qafa e mitres dhe rritet temperatura. Te gjitha keto jane pergatitje te trupit femeror per nje shtatzani te mundshme. Disa femra jane ne gjendje qe ta ndjejne clirimin e vezes.

GJATESIA E CIKLIT JO VETEM NDRYSHON NGA FEMRA NE FEMER POR EDHE NGA MUAJI NE MUAJ

Cikli menstrual zgjat nga 21 ne 35 dite. Dita e pare llogaritet dita kur vijne menstruacionet dhe dita e fundit eshte nje dite para ardhjes se menstruacioneve vijuese. Gjatesia e ciklit mund te ndryshoje ne varesi te stresit dhe te dietes.

DHIMBJET MENSTRUALE MUND TE NDODHIN EDHE NE PJESE TE TJERA TE TRUPIT VEC BARKUT

Dhimbjet menstruale ndodhin jo vetem ne bark, por edhe ne pjeset siperme te kembeve. Nervat pelvike e shperndajne dhimbjen gjithandej ne kete zone dhe dhimbja eshte jo e mprehte dhe e forte por insistuese dhe bezdisese.

MARREDHENIET SEKSUALE NUK I QETESOJNE DHIMBJET MENSTRUALE

Eshte thjesht nje mit qe marredheniet seksuale mund te qetesojne dhimbjet menstruale. Ato mbeten te tilla pavaresisht kontraktimeve gjate aktit seksual.

GJATE OVULACIONIT FEMRAT JANE ME TERHEQESE PER MESHKUJT

Sipas nje studimi, kur meshkjt nuhasin bluza te femrave qe jane ne. ovulacion, kane nivele me te larta testosteroni se ne rastet kur nuhasin bluza te femrave jashte ovulacionit. Ky studim perligj me se miri ligjet qe ka bere natyra ne terheqjen meshkuj femra, gjate ovulacionit.

MUND TE DUHET NJE VIT QE TE RREGULLOHET CIKLI MENSTRUAL NQS KE MARRE PILULEN

Marrja e kontraceptiveve crregullon ciklin normal hormonal duke e shtypur ovulacionin.  Kjo nderhyrje eshte shume e veshtire per tu rregulluar kur kemi hequr dore nga pilulat. Per tu rregulluar nderhyrja e saj do te duhet nje vit i tere, qe trupi te rikthehet ne parametrat qe ka pasur.